E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro ndalon në 130 lekë

Leku shqiptar ndaloi dobësimin gjatë tri ditëve të fundit kundrejt euros, pasi shumë operatorë të fuqishëm në treg vunë në dukje se nuk kishin interes në dobësim të mëtejshëm. Euro u kuotua dje në 130.16 lekë, pasi kishte arritur kulmin ditën e martë, në kuotën 130.36 lekë. Dje qe dita e gjashtë radhazi që kursi i këmbimit pati luhatje minimale. Që nga fillimi i vitit, leku ka humbur 5% kundrejt euros. Disa korporata, të cilat qenë pjesërisht shkaktare për dobësimin e lekut, janë gjithashtu humbëse në rast se leku vijon të dobësohet, për shkak se të ardhurat e tyre në lekë do të prodhojnë fitime më të pakta në valutë. Agjentët bankarë të korporatave publikuan gjatë ditëve të fundit kurse këmbimi që favorizonin një lek më të fortë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›