Të kursesh nga elektroshtëpiaket
Qeveria miratoi dje një projektligj që përcakton detyrimet për publikimin e informacionit të konsumimit të energjisë, veçanërisht nëpërmjet mënyrave të etiketimit, për disa tipe pajisjesh për përdorim shtëpiak, duke i mundësuar konsumatorit zgjedhjen e pajisjeve për përdorim shtëpiak më eficiente ndaj energjisë. Ky vendim zbatohet për tipet e pajisjeve për përdorim shtëpiak, edhe në rast se ato shiten për përdorim joshtëpiak si: frigorifer, makinë larëse rrobash, makinë tharëse, makinë larëse enësh, furra, pajisje ngrohëse uji dhe pajisje mbajtëse uji të ngrohtë etj. Konsumatori në fillim do të njihet me anë të etiketës se sa energji elektrike shpenzon pajisja që duan të blejnë.