E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: KLSH të hetojë fondet e RTSH

 

Partia Socialiste i kërkoi dje KLSH-së të hetojë shpërdorimet e fondeve të RTSH-së, e cila është kthyer në vegël të kryeministrit Berisha. Deputeti socialist Marko Bello tha dje se “në raportin e fundit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve në Republikën e Shqipërisë, të bie në sy, edhe një herë, se RTSH vijon me kokëfortësi të injorojë veprimtarinë politike të partive opozitare, duke transmetuar në pjesën më të madhe të kohës aktivitete politike të maxhorancës së djathtë, që qeveris vendin që nga 2005”. “Në vitin 2008, pasqyrimi nga ana e RTSH i veprimtarive të institucioneve qeveritare dhe politike, sipas KKRT, është dukshëm në favor të maxhorancës me rreth 55% të kohës, ku më shumë se gjysmën e zë Kryeministri Berisha, ndërsa në 10.8% që zënë aktivitetet e Parlamentit, gati 80% e zënë vizitat, shtrëngimi i duarve dhe buzëqeshjet e Kryetares Topalli. Si TVSH, ashtu edhe Radioja janë vënë tërësisht në dispozicion të pushtetit dhe preokupim kryesor ka përmirësimin e imazhit të Berishës dhe Topallit, për të cilët herë pas here transmeton edicione speciale të ekzagjeruara dhe të denja për kohën e diktaturës komuniste”, tha Bello.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›