E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaqo Apostoli krijon partinë e re PADS

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës nisi dje shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit dhe ish-ministrit të Transporteve Gaqo Apostoli për krijimin e Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me inicialet “PADS” si person juridik, si dhe regjistrimin e këtij subjekti politik në regjistrin e Partive Politike të Gjykatës së Tiranës. Padia e Apostolit është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më datë 2 shkurt 2009 dhe mban numrin 5871. Pas kryerjes së procedurave të shortit elektronik në këtë institucion i është dorëzuar gjykatësit Artur Gaxhi për ta shqyrtuar atë, i cili kishte caktuar datën e djeshme për të nisur gjykimin e kërkesës. Gjatë seancave në vazhdim pritet që gjykata të shqyrtojë dokumentet, që Apostoli ka paraqitur në këtë institucion në emër të grupit nismëtar, siç janë listat e firmëtarëve, statusi, akt-themelimi dhe dokumente të tjera.                      f.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›