Remzi Hoxha, Arben Sefgjini mohoi akuzat
TIRANE – Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, i dërguar pak ditë më parë për gjykim nga Krimet e Rënda për dy vepra penale me dy akuza lidhur me rrëmbimin
e tregtarit Remzi Hoxha, ka mohuar akuzat gjatë dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burimet nga hetimi i çështjes konfirmuan dje se pak ditë më parë, kreu i Tatimeve është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe është marrë në pyetje lidhur me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Arben Sefgjini, ish-drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar në Tiranë, akuzohet në dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës bashkë me tre të pandehurit tjerë: Ilir Kumbaro ish-kryetar dege në Drejtorinë e SHIK-ut, Tiranë, Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit të Drejtorisë SHIK, Tiranë dhe Budjon Meçe, ish-inspektor në Drejtorinë e SHIK-ut, Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pak kohë më parë, para se dosja të dërgohet në gjykatë, sipas burimeve zyrtare Arben Sefgjini ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij nga grupi hetimor. Ai ka sqaruar se gjatë detyrës së tij në Shërbimin Informativ kishte zbatuar ligjet në fuqi dhe nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Të njëjtat deklarime mësohet se Arben Sefgjini ka dhënë edhe në vitin 2003 kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë lidhur me rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Pas këtij arrestimi ai dhe dy ish-punonjësit e tjerë të akuzuar u lanë të lirë nga gjykata, pasi akuzat e ngritura ishin amnistuar nga presidenti në vitin 1997. Pavarësisht deklarimeve të ish-kreut të SHIK-ut në Tiranë, Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat e “rrëmbimit të personit” dhe “torturës me pasoja të rënda”. Sefgjini bashkë me tre ish-punonjësit tjerë të Shërbimit Sekret akuzohen edhe për kryerjen e veprimeve që bien ndesh me Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Personave nga zhdukja, e cila është nënshkruar edhe nga Shqipëria përmes një dekreti presidencial. Gjatë hetimeve të saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rimarrë në pyetje edhe Ziso Kristopullin, i cili është mbajtur për pak ditë në bazën sekrete të SHIK-ut në Vaiun të Lezhës në tetorin e vitit 1995. Dëshmia e Kristopullit konsiderohet okulare pasi ai dhe i rrëmbyeri i tretë Avdyl Loshaj kanë pohuar se kishin dëgjuar britmat e Remzi Hoxhës teksa ai keqtrajtohej duke u marrë në pyetje në zyrat e Shërbimit Sekret. Remzi Hoxha është rrëmbyer nga tre persona rreth orës 13:30 të 21 tetorit 1995 kur ndodhej në oborrin e punishtes së duraluminit “Albatros”, në pronësi të tij. Sipas një raporti të Shërbimit Informativ të vitit 2003 por edhe bazuar në hetimet e Prokurorisë, dyshohet se Remzi Hoxha ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës e keqtrajtimeve gjatë marrjes në pyetje në bazën sekrete të Shërbimit Informativ në Vain të Lezhës. tr.so