Bello: Nuk do të njohim asnjë kontratë shitje, privatizimi
12/03/2009 PSD për qeverinë “Berisha”
Partia Socialdemokrate shigjetoi ashpër qeverinë “Berisha”. Nënkryetari i kësaj partie, Pajtim Bello gjatë një deklarate për shtyp deklaroi se “veprimtaria korruptive është kthyer tashmë nga një fenomen, në një filozofi dhe platformë qeverisëse për maxhorancën e djathtë”. Sipas tij, me mentalitetin e kësaj fillozofie janë inspiruar e zbatuar praktika të dyshimta e korruptive në shumë raste, që kanë çuar në shpërdorime e vjedhje më shuma marramendëse të parave të buxhetit të shtetit. Për këtë arsye, Bello bëri me dije së qendrimin politik të PSD-së, sipas të cilit ajo nuk do të njohë asnjë kontratë shitje, privatizimi, koncensioni etj, dhe asnjë detyrim që rjedh nga kontrata që bien ndesh me legjislacionin shqiptar. “Mbas 28 qeshorit qeveria e mazhorancës së koalicionit tonë, do të hetojë administrativisht të gjitha këto lloj kontratash duke bërë ekspertizën teknike, ligjore e financiare dhe brenda 6 muajsh, do të informojë shqiptarët mbi masakrën e bërë nga kjo qeveri, do të bëjë kallëzim penal në çdo rast, individ apo grup individësh”, u shpreh ai.