Vasili: Të ngrihet komision hetimor parlamentar për kartat
12/03/2009 LSI ironizon sondazhet e “Zogby”
Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh e shqetësuar mbi ecurinë e procesit për pajisjesjen me kartat e identitetit. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, duke u ndalur në këtë çështje, vlerësoi se “po e ripërsëritim se në gjendjen kritike në të cilën ndodhet procesi i shpërndarjes së kartave standardet e zgjedhjeve janë shumë të rrezikuara dhe, si të tilla, zgjedhjet vetë më 28 qershor do të jenë të kontestuara”. Sipas tij, qeveria është përgjegjëse për këtë proces dhe fajtore për dështimin e procesit të pajisjes me karta identiteti deri tani. Qeveria po e fut procesin dhe dështimin e tij në rrugën e faktit të kryer, për të aplikuar më pas në kushtet e krizës së kohës skenarë të tjerë komprometues, që e rrëzojnë Kodin Zgjedhor, i cili lejon vetëm votimin me karta identiteti dhe pasaporta. “Në këto kushte, LSI-ja kërkon ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur e bërë publike gjendjen reale në të cilën ndodhet procesi i pajisjes me karta identiteti si dhe përgjegjësitë konkrete të mosrealizimit të tij”, - u shpreh Vasili. Ndërkohë, ndalur në sondazhin elektoral të publikuar nga “Zogby”, Vasili deklaroi se “Sharlot-sondazhet e ‘Zogby’ ngjajnë si dy pika uji me sondazhet e Sharlotës dhe duke i parë me këtë këndvështrim dhe me këtë humor dashamirës, mendoj se prezantimi i radhës pas një muaji të këtyre sondazheve, do të kishin një vend më të përshtatshëm tashmë në një emision të njohur dhe shumë popullor si «Portokalli»”.