Malaj: Qeveria “Berisha” rri duarkryq
12/03/2009 Kriza ekonomike
Partia Socialiste reagoi sërish dje lidhur me krizën ekonomike. Deputeti i PS-së Arben Malaj gjatë një konference për shtyp deklaroi se “është e qartë se qeveria ‘Berisha’, e angazhuar kryesisht në mitingje dhe spote elektorale më shumë sesa në sfidat ekonomike të vendit, duke keqpërdorur për qëllime elektorale administratën publike dhe taksat e shqiptarëve, nuk po bën asgjë për krizën ekonomike”. Malaj listoi një sërë problemesh që ka sot ekonomia shqiptare. “Rënia e eksporteve, rënia e importeve, rënia e dërgesave të emigrantëve, rritja e vështirësive të marrjes kredi, rënia e të ardhurave të buxhetit, niveli i ulët i investimeve publike, rritja e abuzimeve me çmimet e referencës, rritja e abuzivitetit me faturimin e energjisë, mashtrimet mediatike për projekte të suksesshme, janë vështirësitë që ka ekonomia e vendit tonë dhe që po sjellin rritjen e papunësisë dhe të varfërisë”, - u shpreh deputeti socialist. Sipas tij, qeveria duhet të kontaktojë dhe të diskutojë drejtpërdrejtë me eksportuesit, ndërtuesit, me institucionet bankare dhe financiare për mundësitë konkrete të lehtësimit të vështirësive që ka ekonomia shqiptare.