Zgjedhjet, Meta merr mbështetjen e laburistëve
12/03/2009 Kreu i LSI-së ndërmerr një vizitë dyditore në Britaninë e Madhe
Lloyd: Pas zgjedhjeve presim një qeveri që të luftojë korrupsionin
Lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim drejton vëmendjen te faktori ndërkombëtar mbi zgjedhjet e përgjithshme. Konkretisht, Meta ka ndërmarrë një sërë takimesh me drejtues të lauburistëve anglezë, të cilët jo në pak raste janë pozicionuar në mbështetje të kësaj partie. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit ka bërë që të gjitha partitë të angazhohen maksimalisht në përgatitjet për një garë të tillë. Ndërkohë po në këtë kuadër tek-tuk ndonjë parti ka bërë publike konkurrentët e saj, ndonjëra nuk ka vonuar me premtimet elektorale. Madje, duke shkuar më tej, partitë kanë zbardhur dhe pjesë të programit të tyre elektoral, mbi të cilin do të përqendrohet puna e qeverisjes së re. Që herët është vënë re ndërmarrja e një sërë takimesh në zona të ndryshme të vendit, të cilat natyrisht janë karakterizuar si takime elektorale, për vetë përmbajtjen e tyre. Në po këtë kuadër, nuk ka vonuar dhe ndërmarrja e një tjetër turi takimesh, kësaj radhe jo më brenda vendit, por jashtë tij. Ka qenë vetë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ai i cili nisi dje një vizitë dyditore në Angli, ku në qendër të takimeve pritet të jenë pikërisht zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Në ditën e parë të kësaj vizite Meta është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i laburistëve Collins. Zyara e shtypit pranë LSI-së, bëri me dije se në këtë takim Collins dhe Meta kanë diskutuar gjerësisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në vendin tonë. Në bisedën e zhvilluar mes kryetarit të LSI-së dhe sekretarit të përgjithshëm të laburistëve është folur edhe për bashkëpunimin mes LSI-së dhe laburistëve, ku dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi. Gjatë ditës së parë të vizitës së tij në kryeqytetin e Anglisë, Londër, kryetari i LSI-së zhvilloi takime të rëndësishme edhe në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Kështu, Meta është pritur në një takim nga kryetari i Komitetit Europian M.Connarty. Edhe në këtë takim është folur për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ku kryetari i Komitetit Europian Connarty u shpreh se këto zgjedhje janë kyçe për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Gjithashtu dy bashkëbiseduesit janë shprehur në një mendje për forcimin e bashkëpunimit midis dy komisioneve. Po dje kryetari i LSI-së ka zhvilluar një takim edhe me Toni Lloyd, kryetarin e grupit parlamentar të laburistëve. Në këtë takim Lloyd ka uruar kryetarin e LSI-së për zgjedhjet dhe ka theksuar se “pas zgjedhjeve presim një qeveri që të luftojë korrupsionin”. Ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij në Angli, kreu i LSI-së do të vijojë takime me personalitete të rëndësishme të këtij vendi.
Takimi
Kreu i Lëzjes Socialiste për Integrim i qe drejtuar më herët faktorit ndërkombëtar për çështje e Kodit Zgjedhor, ku kërkoi mbështetjen e tij për mosmiratimin e ligjit elektoral. Më shumë në formën e një senbilizimi, Meta pati zhvilluar një sërë takimesh mbi këtë çështje.