Ish-ushtarakët, do të zbatojmë ligjin e 2005-s
12/03/2009 Kreu i LSI-së takohet me ushtarakët e liruar. Premton zbatimin e vendimit të Kushtetueses
“Trajtimi financiar detyrim jo vetëm kushtetues, por edhe moral, social dhe politik”
Lëvizja Socialiste për Integrim do të zbatojë ligjin e vitit 2005 për ish-ushtarakët. Ky ka qenë premtimi që kreu i kësaj partie Ilir Meta u ka bërë ish-ushtarakëve gjatë takimit që ka zhvilluar me ta, ku është diskutuar rreth trajtimit ushtarak dhe financiar të kësaj kategorie. Ligji në fjalë ka të bëjë me pensionet e ish-ushtarakëve që kanë dalë në rezervë pas vitit 1991 si dhe trajtimin e tyre. Megjithëse ligji në maj të 2005-s është miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës së asaj kohe, ai është ndryshuar një vit më pas me propozim të qeverisë “Berisha”, veprim ky që është sulmuar nga kreu i LSI-s edhe gjatë takimit me ish-ushtarakët. Gjithashtu Meta ka kërkuar mbështetjen dhe përkrahjen e kësaj kategorie për forcën politike që drejton.
Premtimi
“Trajtimi financiar i ish-ushtarakëve është një detyrim jo vetëm kushtetues, por është një detyrim politik, një detyrim social e njerëzor dhe një detyrim atdhetar i secilit prej nesh që është angazhuar në politikë, për arsye të atdhetarizmit dhe sakrificave që përfaqëson kjo pjesë e shoqërisë gjatë gjithë jetës së saj”, - kështu u është drejtuar kreu i LSI-së Ilir Meta ish-ushtarakëve të pranishëm në takim, të cilëve gjithashtu u është premtuar zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007. Meta është shprehur se qeverisja e koalicionit të LSI pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të vërë në zbatim ligjin që është miratuar në vitin 2005 për këtë shtresë, por që Kryeministri Berisha e shfuqizoi. Ai dënoi këtë veprim të Kryeministrit Berisha, duke qenë se ai votoi pro ligjit për ish-ushtarakët kur ishte në opozitë. Duke iu referuar bashkëpunimit mes LSI-s dhe ish-ushtarakëve, Meta tha se nuk e konsideron këtë një bashkëpunim për motive politike dhe elektorale, por si një bashkëpunim që ka në bazë të tij atdhetarizmin dhe patriotizmin. “Kam qenë shumë i hapur për të realizuar një marrëveshje, duke qenë i bindur në drejtësinë që u takon ish-ushtarakëve dhe që u është mohuar, për fat të keq në mënyrë krejtësisht tinëzare, jo njerëzore dhe antikushtetuese nga ana e qeverisë “Berisha”. Them “tinëzare” sepse në vitin 2005, kur u miratua ligji, PD-ja që ishte në opozitë nuk votoi kundër, por votoi pro. Kur erdhi në pushtet, e shfuqizoi, duke treguar dhe një herë urrejtjen e saj për ushtarakët në përgjithësi”, - tha Meta. Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu i LSI-së tha: “Dinjiteti juaj dhe i gjithë shokëve tuaj nuk mundet të nëpërkëmbet dhe nuk mundet të injorohet më. Dialogu mes gjithë ish-ushtarakëve edhe për çështje të tjera, edhe për çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare dhe integrimin do të jetë në vëmendjen tonë, pasi shumë prej jush janë në gjendje aktive për të punuar në administratë, në sektorë dhe detyra të ndryshme, që kanë afërsi edhe me profesionin dhe me eksperiencën tuaj.”