Bello: Qeveria nuk mbajti asnjë premtim
Deputeti socialist, Marko Bello, akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Berisha se në tre vjet të qeverisjes së saj nuk ka mbajtur asnjë premtim.
"I vetmi sukses që po i njihet tani Shqipërisë, është stabiliteti politik dhe bashkëpunimi midis forcave kryesore në Parlament. Pa ekzagjeruar aspak, ky sukses vjen për meritë të opozitës, e cila ka demonstruar pjekuri politike dhe ka dhënë prova se di të vërë interesat e vendit mbi ato partiake", tha Bello. Sipas tij, "qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit, kali i betejës me të cilin Berisha erdhi në pushtet". "Qeveria shqiptare ka dështuar në mënyrë të turpshme në drejtim të luftës kundër trafiqeve të qenieve njerëzore. Dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare, sikurse Këshilli i Evropës dhe veçanërisht Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë arritur në një konkluzion të përbashkët, se trafiku i qenieve njerëzore brenda vendit është rritur", tha Bello.