E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvishen VIP-at, zbulojnë defektet

GOSSIP PANORAMA 

Stina e nxehtë është  sezoni i ekspozimit të  formave perfekte, por njëkohësisht, edhe momenti i nxjerrjes në shesh të të gjitha të vërtetave: Atyre që fshihen pas rrobave të kushtueshme. Celulit apo edhe defekte, të cilat shumica e VIP-ve përpiqen të mos i ekspozojnë asnjëherë, dalin në pah vetëm gjatë stinës së verës. Suplementi "Panorama Gossip", publikon disa nga personazhet më të njohur të artit dhe politikës, të cilët kanë nxjerrë në shesh kilet e tepërta. Një pjesë e tyre janë ekspozuar në plazh teksa kanë qenë duke pushuar, ndërsa të tjerë duke frekuentuar lokalet e natës, me veshje tejet të shkurtra, kanë nxjerrë në pah edhe ato pjesë të trupit, që nuk do të kishin dashur kurrë t'i tregonin. Por edhe ata personazhe që nuk kanë qenë totalisht të ekspozuar, por janë veshur lehtë, kanë harruar që në këtë mënyrë mund të rrezikojnë të nxjerrin defektet e tyre. Ndryshe ndodh me ata që jo se nuk kujdesen më së paku për imazhin e tyre, por mendojnë se vera është një stinë çlodhje dhe jo stinë ku mund të ekspozosh linja perfekte, siç ndodh rëndom më shumicën e personazheve VIP.

Ekspozimet e Visit

Veshjet tejet të ngushta që të bëjnë të mendosh automatikisht se Visi nuk ka frikë nga celuliti. Por nëse e sheh të zhveshur, si në foto të bën të mendosh se djaloshi i "Big Brother" nuk e vret fort mendjen për muskuj të harkuar apo barkun pjatë. Ai ndihet i lumtur që me trupin që ka, shpesh mund të bëjë edhe spektakël kur vjen puna që i duhet të zhvishet përballë publikut që e rrethon në lokalet e natës që ai frekuenton më së shumti. Kohët e fundit, ndryshe nga momentet e daljes nga "Big Brother", Visi ka shtuar paksa në peshë dhe duhet të mendojë seriozisht për të evituar kilet e tepërta, fundja këtë bëjnë gjithë personazhet e ekranit.

Rozana Radi nuk fshihet kurrë

Ajo bën pjesë ndër ato personazhe të ekranit që gjithmonë të surprizon me imazhin e saj, shpesh e dobësuar brenda të gjitha linjave perfekte dhe herë tjetër me forma përtej të zakonshmes. Duke iu referuar fotos, është paksa e çuditshme që Rozana, edhe pse ka pak celulit në pjesën e pasme të krahut dhe në fundshpinë, nuk tenton aspak ta fshehë atë. Përkundrazi, veshja që ka zgjedhur nuk është as më shumë as më pak veçse një pasqyrë e asaj që zbulon me një vështrim të shpejtë defektet e Rozit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë asgjë, për faktin se shumë njerëz ndihen krenarë edhe për tulet e tyre, që kanë një bukuri krejt natyrale.

Pozicion alla Juna

Vajza e njohur e "Big Brother", edhe kur ka qenë brenda shtëpisë nuk ka tentuar as edhe një herë për të fshehur trupin e saj, përkundrazi, ka qenë tejet e hapur. Kjo është edhe arsyeja që ajo preferon të veshë gjithmonë veshje shumë të shkurtra, edhe pse shumica e tyre komprometojnë pa të voglin dyshim shëndetin e saj, pak, madje fare pak mbi peshën e saj standarde. Megjithatë, në të gjitha situatat e mundshme që Juna është kapur nga paparaci ynë, ajo asnjëherë nuk është fshehur nga objektivi, madje ka treguar se me trupin e saj ndihet shumë krenare, kjo ndoshta për arsyen se kështu e pëlqen edhe i dashuri i saj.

Pango heq dorë nga kurat estetike

Nëse shumica e atyre që kanë probleme me celulitin apo mbipeshën zgjedhin që rrobat e banjës të jenë sa më të bollshme, ministri Ylli Pango, preferon modelet "slip", ndoshta për të treguar se nga gjatësia e tij, nuk mund të bëjë kontrast barku dhe pjesët e tjera të trupit, që tregojnë se ai ka shtuar së tepërmi. Nëse para pak kohësh ishte në formën që e shihni në foto, tani ai ka shtuar akoma më shumë kile, çka të bën të mendosh se ai nuk kujdeset si më përpara për veten. Kohë më parë ai u fotografua duke dalë nga një qendër estetike në kryeqytet, por duket se kurat e trajtimet e kanë lodhur, prandaj ka hequr dorë prej tyre.

Vesa Luma tradhtohet nga fustani

Veshjet super të ngushta të tradhtojnë. Kështu ka ndodhur edhe nga kjo foto ku duket qartë se Vesa Luma, ka ndryshuar dukshëm. Nga ajo vajza imcake që këndoi dikur të "Ethet" dhe këngëtarja sharmante e videoklipeve plot adrenalinë, Vesa ka vënë pak, fare pak bark. Nëse shumica mund të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë kjo nuk është e vërtetë. Jo për të justifikuar faktin se ajo tashmë është e lidhur dhe çdo gjë mund të ndodhë, por barku i vogël dhe i fryrë që duket në fustanin e ngushtë, mund të jetë edhe një neglizhencë ndaj përdorimit të bustierave ose korseve.

Zhvishet edhe Frangaj

Fakti që kalon pjesën më të madhe në televizion pas skrivanisë së zyrës, është një shkak më shumë që Aleksandër Frangaj të shtojë peshë, më shumë se asokohe kur ishte në fillimet e karrierës dhe i duhej të lëvizte në terren. Por në këtë sezon pushimesh, teksa të gjithë marrin vrapin për të pushuar, Frangaj mendon vetëm për pak relaks me familjen e tij të çmuar, sesa të analizojë faktin se ka shtuar paksa si shumë nga pesha e tij ideale. Duke pasur parasysh faktin se edhe kolegu i tij Blendi Fevziu ka pothuajse të njëjtat forma me të, Frangaj nuk mendohet dy herë që ta marrë seriozisht, se shëndeti i tepër të dëmton nga ana estetike.

Ja pse fshihet  Aldon Lipe

Shumica e atyre që nuk kanë mundur të shohin fytyrën e vërtetë të drejtuesit të programit të mëngjesit në "Klan", kanë rastin ta shohin atë, bashkë me tulet e tij që fsheh pas këmishës. Fotoja është shkrepur para pak kohësh dhe tregon qartë se Aldo renditet pa frikë në listën e personazheve të njohur të ekranit, që "vuan" paksa nga mbipesha. Megjithatë, ai ka zgjedhur që për të fshehur këtë defekt, të vishet gjithmonë me rroba sa më të gjera, për të evituar kështu edhe shikimet e kureshtarëve, që pas mikrofonit të radios e imagjinojnë gjithmonë krejt ndryshe sa është në foto.

Jennifer Lopez

Pas lindjes së dy binjakeve këngëtarja latine nuk po e merr seriozisht shëndetin e saj, duke hequr përfundimisht dorë nga linjat e saj gjithmonë në formën më të shkëlqyer. Ajo shfaqet së fundmi në një fotografi, teksa pushon në Itali me bark të fryrë, celulit të dukshëm në pjesën e barkut, vitheve dhe të belit.

Britney Spears

Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta familjare dhe ato financiare, princesha e rrëzuar nga froni, tashmë ndodhet në një nga momentet më të vështira të karrierës së saj, kjo edhe përsa i takon imazhit. Deri dje lakmohej nga të gjithë, por sot format e deformuara të Spears, prej kohësh janë kthyer në barcaleta.

Jack Nicholson

Në filmin "Ujku", Jack Nikolson u ndillte gjithë femrave zjarrin e një mashkulli të vërtetë dhe seksual, ndërsa në fotot e fundit, asgjë nga ato që mund të keni parë në foto nuk është më e vërtetë. Një babagjysh i vitit të Ri, Nikolson, për momentin ka pësuar një shtim të kileve, duke mos qenë më seksi.

Kurt Russell

Nuk është më në listën e meshkujve seksi. I kapur nga paparacët në plazh, aktori Kurt Russell ka dëshmuar se format e tij perfekte me të cilat konkurronte Silvestre Stallonen te "Tango & Kesh", janë zhdukur prej kohësh, për të sjellë në vëmendje të fansave një bark super të dhjamosur dhe muskuj të vyshkur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›