Xhufi: Kodi Zgjedhor jo si Kushtetuta
Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, u shpreh dje në një prononcim për mediat se Kodi Zgjedhor nuk do lejohet të kalojë si amendimet kushtetuese të 21 prillit.
"Mund të bëhet një korrektim, i cili do të vinte në vend edhe vetë nderin e sistemit proporcional. Gjithashtu, kemi propozime konkrete edhe përsa i përket organizimit të komisioneve zgjedhore, të cilat në asnjë mënyrë nuk reduktohen në drejtimin e dy partive, përfaqësuesve të dy partive të vjetra, por duhet të zgjerohen dhe të kenë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, siç u realizua dhe në zgjedhjet lokale", tha Xhufi. Sipas tij, "Kodi ka çështje të rëndësishme, të cilat do ngjallin debat, me siguri, dhe të cilat nuk do të mund dhe nuk do të lejohen të zhvilloheshin, siç u bënë ndryshime në fjalë, me një mungesë të plotë transparence", u shpreh Xhufi.