“Topalli po pengon hetimin e përgjimeve”
Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit hetimor për përgjimet, Jak Ndoka e Stefan Çipa, i kanë dërguar dje një letër Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku protestojnë lidhur me pengesat që ka hasur ky komision në funksionimin e tij.
"Megjithëse kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme që përfshihet në fokusin e problemeve të sigurisë kombëtare, komisionit nuk iu mundësuan kushtet teknike, organizative dhe ligjore për ushtrimin e kompetencave të tij. Për më tepër, nga ana e Juaj dhe e stafit teknik të Kuvendit u krijuan pengesa të vazhdueshme, të cilat konsumuan kohën në dispozicion të dhënë nga Kuvendi, si dhe krijuan pamundësi në ushtrimin e detyrës tonë", thuhet në këtë letër. Sipas Ndokës e Çipës, "gjatë aktivitetit tonë si komision i jemi drejtuar disa herë kryetares së Kuvendit me kërkesa që lidhen me objektin e hetimit, si p.sh., nëse ka patur kërkesa nga institucionet përkatëse për dhënie leje për përgjim të telefonave të ndonjë deputeti etj., dhe në të gjitha rastet nuk kemi marrë përgjigje".