E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda i shkruan Topit, reagon Prokuroria

Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda i kërkon presidentit Topit të ndërhyjë në zgjidhjen e konfliktit mes KKRT-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme. 

Përplasja më e fundit lidhet me anëtarin e KKRT-së, Detar Hysi, ku prokuroria ka nisur hetim për mos deklarim të pasurisë së tij. "Ajo që më shqetëson në këtë rast dhe ku kërkoj ndërhyrjen tuaj si kreu i shtetit dhe i KLD është abuzimi i paprinciptë dhe i përsëritur i këtij institucioni me një tjetër institucion të pavarur siç është KKRT-ja. Fakti që krerët e institucionit ndryshojnë nuk prek aspak thelbin e funksionimit të këtij institucioni, i cili e sheh veten në mënyrë të vazhdueshme si mjet dhune dhe jo si garant i ligjit", shkruan Doda. Ndërsa Prokuroria ka reaguar, duke deklaruar se po zbaton vetëm ligjin për deklarimin e pasurive, duke i cilësuar të pabaza akuzat ndaj organit të akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›