E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: Rama dështoi si Geoana i Rumanisë - tani po e fsheh humbjen duke i çuar deputetët ilegalisht në parlament

Artikulimi i tezës "përtej së majtës dhe së djathtës" nga ish-kryetari i Partisë Socialiste Demokrate në Rumani, Mirça Geoana, si dhe përqendrimi i pushtetit vetëm në duart e një individi, shënuan fundin e një eksperimenti dhe projektimin e një lideri të ri në rradhët e Partisë më të madhe të krahut të majtë në Rumani, që e akuzoi Geoanën, për shndërrimin e partisë në një SHPK. Dhe në analogji me këtë rast brenda rradhëve të partive të majta, tashmë kur është zyrtarizuar Ponta, si kreu më i ri i PSD-së në Rumani, kanë reaguar dhe eksponentë të Partisë Socialiste në Shqipëri. Në shqetësimin e tij, Marko Bello i njohur ndryshe si përfaqësues i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në selinë rozë, nuk nguron të heqë vija paralele mes ish-kreut të PSD në Rumani Geoana dhe atij Rama. Liderë, këta që sipas zotit Bello nuk arritën të projektojnë funksionalitetin e koalicioneve dhe mbi të gjitha i çuan partitë drejt humbjes, si pasojë e mungesës së një programi konkret, përballë argumentave dhe tezave të kundërshtarëve të tyre. “Të dyja partitë nuk patën programe, as nuk funksionuan koalicionet. Ra teza përtej së majtës dhe së djathtës dhe e përqendruan pushtetin në duart e tyre”, tha ai. Per zotin Bello eksperimenti Geoana në skenën politike brenda së majtës rumune nuk mundi të gjejë terren edhe në rradhët e socialistëve të Ramës. Kjo sipas tij, bazohet në modelin e rreshtimit të mbështetësve të kryetarit në favor të viktimës si dhe mos respektimi i statutit nga vetë zoti Rama pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit.


Ndërkohë, deputeti Bello ka konfirmuar edhe faktin se socialistët do të jenë në Kuvend brenda pak ditësh. Por për zotin Bello kjo datë do të shënojë një tjetër triumf të Kushtetutes, për të cilin u desh në mënyrë permanente ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe nisja e negociatave mes palëve në prani të Presidentit të Republikës për zgjidhjen e këtij ngërçi politik dhe kthimin në normalitet të jetës parlamentare. Lidhur me një skenar të mundshëm, sipas së cilit deputetët e grupit kuvendor socialist pas hyrjes në Kuvend do të dalin sërish për të vijuar me bojkotin zoti Bello rezervon këtë përgjigje. "çdo skenar tjetër është politikë pa vizion dhe dritëshkurtër. Kemi betejat e zgjedhjeve lokale përpara dhe po nuk u fut PS në këto zgjedhje, kjo do të shënojë fundin e partisë. është një grup deputetësh që duan ta mbajnë Partinë jashtë sistemit", tha ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›