E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: Dështoi një tjetër tentativë ushtarake për grusht shteti në Turqi, u arrestuan 40 persona

Mediat turke njoftuan sot në mesditë se kishte dështuar edhe tentativa e dytë e disa ish-ushtarakëve në pension për të kryer një grusht ushtarak shteti. Të klasifikuar si anëtarë të grupit “Ergenecon”, arrestimet i konfirmoi pak çaste më parë vetë kryeministri Rexhep Taip Erdogan, i cili tha në një konferencë për shtyp se ishte zbuluar e ç’instaluar një tjetër tentativë për grusht ushtarak shteti e se ishin arrestuar mëse 40 veta. Edhe në janar të 2009-s pati një valë të madhe arrestimesh në radhët e ushtarakëve, gjithmonë me të njëjtin arsyetim, se ushtarakët po tentonin destabilizimin e Turqisë përmes një vale shpërthimesh kamikaze nëpër xhami, çka do të sillte edhe diskreditimin e AKP-së, partisë së kryeministrit Erdogan. Vetë drejtuesi më i lartë i ushtrisë turke njoftoi në mesditë se kishte anulluar vizitën e planifikuar në Egjipt për shkak të valës së re të arrestimeve, ndërkohë që mediat e opozitës e interpretuan deklarimin për “dështimin e grushtit të shtetit” si një tjetër masë propagandistike e kryeministrit Erdogan për të rritur popullaritetin e vet, i cili sipas sondazheve ka regjistruar nivelin më të ulët, që me mbajtjen e zgjedhjeve të shkuara vendore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›