E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Të rishikohen diplomat



Deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, ka akuzuar dje qeverinë për paaftësi në hartimin e diplomave të reja. Ai deklaroi se diplomat janë qesharake dhe se qeveria po zhgënjen studentët shqiptarë. “Studentët e Fakultetit të Gazetarisë janë të paret që kanë konstatuar skandalin me këto diploma, të cilat nga forma duken si njoftimet e vdekjes, ndërsa në përmbajtje janë qesharake dhe aspak të denja për vajzat dhe djemtë që po studiojnë në dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë pas Krishtit ose Erës së Re”, – deklaroi Bello. Sipas tij, me siguri që në ditët dhe muajt e ardhshëm, me të njëjtin problem do të përballen edhe mijëra studentë të fakulteteve të tjera, të cilët do të ndihen dyfish të zhgënjyer dhe mashtruar nga propaganda e qeverisë mbi gjoja standardet evropiane që ajo po praktikon në shkollat e mesme dhe të larta në vendin tonë. Bello ka kërkuar rishikimin e diplomave dhe miratimin e kërkesës së studentëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›