E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shqipëri vjen pranvera frankofone

• Mbërrin në Shqipëri "Pranvera e Frankofonisë". Aktivitete të ndryshme janë pjesë e një programi të gjatë për të festuar ditët e frankofonisë, të cilat nisin që nga e hëna deri në datën 20 prill.

Janë koncerte, pjesë të ndryshme teatrale, realizime filmike, aktivitete letrare prezantohen jo vetëm në Tiranë, por në shumë qytete të tjera të Shqipërisë siç është Korça, Pogradeci, Fieri, Përmeti, Elbasani, Vlorë etj. Një sërë koncertesh që nisin nga muzika e dhomës tek ato folklorike, por edhe njohje me vendet antike dhe turistike të Shqipërisë siç është Apolonia, do të jenë prezente përgjatë një muaji në një sërë institucionesh. Në Qendrën e Fëmijëve në Pogradec do të ketë një ekspozitë me titull "10 fjalët e gjuhës frënge", për të vazhduar në Tiranë me shfaqjen "Harvey", ora 19:00 në Qendrën Kulturore Tirana, një koncert në Përmet në datën 25 mars dhe një sërë aktivitetesh në Shkodër, Tiranë, Korçë dhe Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›