E Shtunë, 31 Tetor 2026

"No country…", fillon rrugëtimin shqiptar

• Vjen në Shqipëri "No country for old men". Vëllezërit Coen, të cilët pak kohë më parë rrëmbyen çmimin "oskar" për filmin më të mirë mbërrijnë në ekranin e madh shqiptar me filmin më të njohur në botë, sot në mbrëmje.

Filmi është përfshirë në 354 lista për dhjetë filmat më të mirë të vitit duke u bërë filmi që ka marrë më shumë vlerësime se çdo film tjetër.. Në 90 prej këtyre listave "No country for old men" ka zënë vendin e parë. Ky është rikthimi i artë i vëllezërve Coen i përshëndetur nga të gjithë kritikët e botës në unanimitet të plotë. Në Tiranë ai ishte paralajmëruar që do të vinte pas filmit "Atonement", në kinema Millennium 2. Projeksioni i parë i filmit në Shqipëri do të bëhet sot në orën 20:30, ndërsa shfaqet në ditët në vijim do të jepen gjatë seancave të pasdites në orët 17:30 dhe 20:30. Gjatë  seancave të paradites, 10:00; 12:30 dhe 15:00 do të vazhdojë të shfaqet komedia rinore "Superbad".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›