Klubet prapakthehu, tani vihen krah FSHF-së
• Klubet e Kategorisë Superiore kanë vendosur që t'i kërkojnë Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të plotësojë kërkesat e FIFA-s, me qëllim që të hiqet sa më shpejt pezullimi i Shqi-përisë nga aktivitetet ndërkombëtare.
JETMIR HALILAJ
Kërkesa është nënshkruar edhe nga gjashtë drejtuesit e klubeve, të cilët pak ditë më parë deklaruan se do të bojkotonin kampionatin, nëse çështja nuk zgjidhej brenda datës 21 mars, madje ata kërkuan edhe mbledhjen e asamblesë së Jashtëzakonshme si dhe dorëheqjen e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Megjithatë gjithçka ndryshoi dje, pas takimit që u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ata kanë hequr dorë përfundimisht nga ideja për bojkotim dhe kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët nëpërmjet së cilës i kanë paraqitur disa kërkesa MTKRS-së, ku më e rëndësishmja është plotësimi i kërkesave të FIFA-s.
Asambleja
Në mbledhjen e djeshme është rënë gjithashtu dakord që pas anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA, të plotësohen edhe disa nga kërkesat që kanë klubet për Federatën. Disa prej presidentëve kanë kërkuar që në Asamblenë e radhës të ndryshojnë disa pika të statutit, të cilat sipas tyre nuk favorizojnë interesat e klubeve, por vetëm të FSHF-së dhe të Kombëtares. "Më vjen keq, por duhet ta pranojmë se statutin që prodhoi Asambleja e qershorit të kaluar e votuam pa e lexuar dhe ky është një gabim i yni - tha presidenti i Partizanit, Albert Xhani - Ne kemi rënë dakord për të shtuar përpjekjet për të dalë nga kjo situatë, por kemi kërkuar gjithashtu që në Asamblenë e radhës të ndryshojnë disa pika të statutit të ri, me qëllim që ato të përmirësojnë mbarëvajtjen e futbollit shqiptar, sepse deri tani aty ka disa pika që favorizojnë vetëm Federatën dhe Kombëtaren, por jo klubet dhe kjo nuk është e drejtë". Menjëherë pas deklaratës së Xhanit, reagoi presidenti i Federatës, i cili tha se të gjitha kërkesat e klubeve për sa i përket ndryshimeve që kanë kërkuar në statut, do të diskutohen në Asamble. "Të jeni të bindur se ato do të jenë të gjitha në rendin e ditës në Asamblenë e ardhshme", tha Duka.
Kërkesa e klubeve
"I kërkojmë Ministrit z. Ylli Pango, të plotësojë zyrtarisht kërkesat e parashtruara nga FIFA dhe UEFA. Të firmosë statutit e aprovuar në asamblenë e datës 09.06.2007 nga anëtarët e saj. Z. Ministër, të demonstrojë vullnet të plotë, që garanton plotësimin e kushteve të vëna nga FIFA dhe UEFA dhe të hyjë sa më parë në kontakt me këto organizma për zgjidhjen e problemit".
Ministria
Kërkesa e klubeve adre-suar MTKRS-së do t’i dërgohet sot nëpërmjet FSHF-së Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Dje nuk ka pasur asnjë reagim nga ministria në lidhje me mbledhjen që u zhvillua në Federatë. Zv/ministri Ekrem Spahia tha se sot pritet të ketë një reagim zyrtar në lidhje me kërkesat që do të paraqesin klubet në MTKRS.
Pijet
Në mbledhjen e djeshme nuk kanë munguar debatet me tone të larta nga drejtuesit e klubeve të futbollit, por në fund gjithçka është qetësuar, madje për të t'i dhënë edhe pak ngjyra relaksi mbledhjes së djeshme, drejtuesit e klubeve nuk ia kanë kursyer vetes një gotë xhin, të porositur në lokalet pranë. "Qerasjen e bëri Xhati (Bizhdili)", tha zv/presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.