Majko: Komisioni i Statusit të Veteranëve ka keqkuptuar letrën e Moisiut
08/01/2005
Vendimi i Majkos për të mos i dhënë statusin e veteranit Enver Hoxhës, ka sjellë përplasje mes institucioneve shqiptare. Ministri i Mbrojtjes ka argumentuar se vendimi i Komisionit për Statusin e Veteranit, ishte një keqkuptim që ka ardhur si pasojë e një letre të Presidencës. Kjo e fundit, kërkesën që ka paraqitur bashkëshortja e Hoxhës në selinë e Moisiut, për statusin e Enver Hoxhës, ia ka kaluar institucionit përkatës, që në këtë rast është Ministria e Mbrojtjes. Por duket se kjo letër ka mjaftuar nga Komisioni për Statusin e Veteranit, i cili ka marrë vendimin pozitiv për ish-diktatorin Hoxha edhe pse në dosje nuk ishin të gjithë dokumentet. Këtë handikap e ka vënë re në momentin e fundit Pandeli Majko, i cili, duke u shprehur se "ligji është i barabartë për të gjithë", ka kthyer mbrapsht vendimin, duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e ligjit. E njëjta situatë është sqaruar dhe prej zëdhënëses së Presidentit, Afërdita Sokoli, e cila ka deklaruar se Moisiu thjesht letrën e mbërritur në zyrën e tij ia ka dërguar institucionit përkatës dhe se kreu i shtetit as nuk ka urdhëruar dhe as nuk ka dekretuar një vendim për statusin e Enver Hoxhës. Megjithatë, incidenti mes institucioneve të larta të shtetit, është sqaruar në një takim kokë më kokë mes Majkos dhe Moisiut, në zyrën e Presidentit. Por kjo çështje ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës shqiptare. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se "duhet të kesh ndërgjegjen e klikës në pushtet që të përpiqesh të shpallësh diktatorin më të egër të Evropës së pasluftës, veteran. Duhet t'i them kësaj klike se më 20 shkurt, ne nuk rrëzuam bustin, ne rrëzuam bustet e gjalla dhe i siguroj se loja e tyre mund të ketë pasoja që edhe ata të pësojnë të njëjtin fat si bustet e gjalla në vitin '91. Të mos provokojnë shqiptarët se ky është një akt i shëmtuar. Kjo është një përpjekje monstruoze për të rehabilituar monstrën e historisë sonë kombëtare".
Reagimi
Ndërkohë, bashkëshortja e Hoxhës është shprehur se nuk do të bëjë asnjë tentativë tjetër për të plotësuar kërkesat e ligjit për të marrë statusin e veteranit. Në një prononcim të saj, Nexhmije Hoxha tha se bashkëshorti i saj dihet se çfarë kontributi ka dhënë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ndaj dhe nuk ka se çfarë hapash të ndiqen. Nga ana tjetër, ajo ka bërë të ditur se është interesuar dy herë për të marrë statusin e veteranit për bashkëshortin e saj. Një herë në vitin 2002 dhe një herë në fundin e vitit të shkuar. Hoxha bëri të ditur se ka marrë një letër zyrtare prej stafit të Presidentit Alfred Moisiu, ku shprehej interesimi i kreut të shtetit për këtë çështje. Ndërsa prej Ministrisë së Mbrojtjes, Hoxha ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar. Gjithsesi, ajo tha se nuk do të ngulmojë në këtë çështje, pasi kjo nuk është çështje familjare, por parimore.