E Diel, 1 Nëntor 2026

Koshtunica në Kosovë nën mbikëqyrjen e UNMIK

08/01/2005  Nën shoqërimin e forcave paqeruajtëse, Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, vizitoi dje qytetin e Pejës në Kosovë. Ai ka vizituar Patrikanën e Pejës, ku ka marrë pjesë në liturgjinë e Krishtindjes ortodokse serbe, të cilën e ka udhëhequr udhëheqësi i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Pavle. Zëdhënësja e UNMIK-ut, Kllaris Pastori, deklaroi mbi këtë vizitë se, administrata e UNMIK-ut në konsultim me forcat paqeruajtëse në Kosovë i ka dhënë dritën jeshile Kryeministrit Koshtunica për të hyrë në Kosovë dhe me këtë ka bërë shoqërimin e nevojshëm. Ndërkohë, bëhet e ditur se Kryeministrit të Serbisë i është dhënë një garanci e jashtëzakonshme nga ushtarët e KFOR-it dhe se rrugët që çojnë në Patrikanën e Pejës kanë qenë pothuajse të mbyllura, ose nën kontroll të rreptë të ushtarëve të KFOR-it dhe policisë. Kjo është hera e parë që Kryeministri i Serbisë viziton Kosovën, megjithëse jo në detyrën e kryeministrit, por për arsye private, në kuadër të kremtimit të Krishlindjeve Ortodokse

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›