Ben Arfa: Cisse, sikur Messi

Futbollisti i Newcastle United, Ben Arfa e ka lavdëruar shokun e skuadrës, Papiss Cisse. Sipas tij, sulmuesi i klubit anglez ngjason me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi.
“Në disa raste, me topin në këmbë, ai më ngjason në Messin. Topi i qëndron përpara këmbëve, më pëlqen ky tip i lojtarit”, ka thënë ish futbollisti i Olympique Marseilles.
Cisse po shkëlqen këtë sezon në Premierligën dhe gjatë verës mund të lëviz drejt ndonjë klubi më të madh anglez.