Nedved i rikthehet golit

14/12/2004 Pavel Nedved ka qenë shumë deçiziv në ndeshjen kundër Bolonjës, duke mbajtur bardhezinjtë +4 nga Milani, me të cilin do të përballen të shtunën në mbrëmje. Çeku nuk shënonte një gol deçiziv, që më 6 mars, kundër Breshias 3-2. Por gjithsesi, goli më i rëndësishëm ngelet ai, në Piaçenca, më 21 prill të 2002, vitin kur kanë fituar titullin dhe kanë arritur të kalojnë Interin. Viti më magjik për çekun, ka qenë 2002 dhe ka qenë deçiziv në katër ndeshje. Në fillim, më 17 mars kundër Veronës, me rezultatin 1-0, me gol të tijin, në minutin e 39-të. Pastaj me Piaçencën. Përherë në të njëjtën fushë, por në kampionatin tjetër, ishte përsëri ai, që vendosi 20 minuta përpara përfundimit. Dhe për ta mbyllur, goli i shënuar kundër Romës në “Olimpiko”, më 1 dhjetor. Ndërsa vitin që ka fituar “Topin e Artë”, nuk ka shënuar asnjë gol deçiziv, por shumë gola të rëndësishëm, si për shembull 2-0, me Interin, në një ndeshje shumë deçizive për fitimin e titullit. Trofeu u festua në “Dele Alpi”, me një gol deçiziv kundër Peruxhias, më 6 janar të 2004, më pas Breshia dhe Bolonja, për të mbyllur serinë e golave të rëndësishëm.