E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Blushit i bllokojnë rrugën në Korçë

 

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ben Blushi nuk është lejuar të zhvillojë takimin e programuar në një lagje të qytetit të Korçës. Ai kishte një takim me banorë të lagjes Radanec në orën 19:00. Teksa ishte duke shkuar me automjetin e tij, dy automjete i kishin bllokuar rrugën nga ai po kalonte. Duke tentuar të kalojë përmes një rruge tjetër, Blushi ka ndeshur sërish në një tjetër bllokim me automjete. Ai ka zbritur nga mjeti së bashku me socialistë të tjerë që e shoqëronin dhe ka kërkuar që t’i hapej rruga, por rruga ka mbetur e bllokuar. Atëherë ai është detyruar të lerë mjetin e tij dhe ka shkuar në këmbë, në takimin e programuar me banorët e kësaj lagjeje. Kandidati socialist ka akuzuar Ministrin e Financave, Ridvan Bode, si organizatorin e këtij incidenti duke thënë se “autorë të këtij incidenti janë doganierët e Ridvan Bodes dhe anëtarë të grupimit të pesë dyqaneve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›