Ben Laze, ortak në drogë me shijakasit
Policia ka dyshime të forta se Arben Laze, presidenti i klubit të futbollit "Elbasani", ka bashkëpunuar në trafikun ndërkombëtar të drogës me një organizatë kriminale nga qyteti i Shijakut. Faktet i janë servirur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po i verifikon. Nëse rezultojnë të sakta, atëherë grupi hetimor mund të vërtetojë të tjera episode që mund të rëndojnë pozitën e Lazes. Burime nga Policia e Shtetit, e cila tre muaj më parë u ka servirur Krimeve të Rënda dyshimet për Lazen, thanë për gazetën "Shqip" se antidroga ka zbuluar një bashkëpunim të "frytshëm" midis organizatës kriminale të presidentit të sport-klub "Elbasanit" me një organizatë kriminale të trafikut të drogës nga qyteti i Shijakut, e cila është goditur muaj më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Bashkëpunimi
Policia thotë se organizata kriminale nga qyteti i Shijakut është goditur në muajin shtator të këtij viti, saktësisht tre muaj më parë, kohë në të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se ka nisur hetimet ndaj grupit të Arben Lazes. Gjithsej u arrestuan dhe u proceduan penalisht në kuadër të operacionit të koduar "Pastrimi" gjashtë persona, të cilët dyshoheshin se kishin trafikuar në shtetin italian 450 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. "Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas gjatë periudhës 2003 dhe 2004 kanë trafikuar rreth 450 kg heroinë në drejtim të shtetit italian", thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit, e cila saktësonte se procedimit të atëhershëm iu shtua edhe një episod i trafikut të drogës që kishte ndodhur rreth verës së këtij viti, ku një person është arrestuar me 15 kilogramë drogë. Policia deklaron se ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Arben Laze arrinte të furnizonte me lëndë narkotike organizatën kriminale të Shijakut. Droga vinte nga Maqedonia, ku policia thotë se Laze kishte lidhje të forta. Madje, gjatë arrestimit ai po vinte në Shqipëri nga shteti fqinj, ky dyshohet se kishte likuiduar një pjesë të lëndës narkotike që do të vinte nga Maqedonia. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se dy organizatat kriminale, nga hetimet e deritanishme nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por grupi hetimor që ka në dorë hetimet e këtyre dy dosjeve është i njëjtë...
Trafiku
Policia thotë se ka dyshime të arsyeshme që dy grupet kriminale kanë lidhje me njëri-tjetrin. Antidroga në Policinë e Shtetit ka të dhëna se Arben Laze ishte personi që siguronte nga shteti maqedonas lëndën narkotike, ndërsa organizata kriminale e Shijakut merrej me transportimin e drogës në drejtim të Italisë. Pra, oficerët e policisë gjyqësore kanë arritur të zbardhin edhe linjën e trafikut të lëndës narkotike. Droga vinte nga Turqia, përpunohej në Maqedoni, trafikohej në Shqipëri dhe më pas shkonte në shtetin italian, nëpërmjet rrugës detare. Por, një pjesë e drogës trafikohej edhe në shtetin grek, ku prokuroria po kryen hetime për organizatën kriminale që transportonte drogën në këtë shtet. Policia dyshon se dy organizatat kishin vite që merreshin me këtë trafik, madje dyshohet se kanë trafikuar tonelata me lëndë narkotike jashtë Shqipërisë.
Provat ndaj Lazes
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dyshime, të "fituara" nga përgjimet dhe vëzhgimet se Arben Laze kryente të gjitha veprimet financiare të grupit të tij kriminal që merrej me trafik droge, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë kanë qenë korrierë droge. Hetimet kanë përcaktuar se 40-vjeçari Laze dyshohet se prej vitesh kontrollonte trafikun e drogës nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas furnizonte linjat e rrjeteve të ndryshme që trafikonin drogën drejt Greqisë e Italisë. Laze është përgjuar, vëzhguar e fotografuar në takimet e bisedat që ka kryer me bashkëpunëtorët e tij, e veçanërisht me shtetasin Arben Prifti, personi ky që ka porositur heroinën nga presidenti i klubit të futbollit të qytetit të Elbasanit. Sipas prokurorisë, Laze, pas sigurimit të drogës, e ka ngarkuar me detyrë vëllain e tij, Fatjon Lazen, të kryente rolin e transportuesit të drogës për t‘ia dorëzuar mallin porositësit fierak, Prifti. Pas lënies së detyrave, ai është nisur të martën e javës së kaluar drejt Maqedonisë, ku mendohet se ka ikur për të shlyer detyrimet e drogës. Pasditen e së mërkurës, rreth orës 17:30, kur Laze ka kaluar traun e doganës së shtetit fqinj, Maqedonisë, për t‘u paraqitur në doganën shqiptare të pikës kufitare të Qafë-Thanës, atij i janë vënë prangat në duar, nën akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike" në kuadër të "grupit të strukturuar kriminal".