Ftohtë dhe ngrica edhe gjatë Vitit të Ri
I ftohti polar që ka ditë që është shtruar në të gjithë rajonin tonë, duket se ka vendosur të festojë së bashku me ne edhe festën e ndërrimit të viteve. Sinoptikanët parashikojnë uljen e mëtejshme të temperaturave me fillimin e javës së re që vetëm dy ditë më pas do të mbyllë vitin 2008, për t‘i lënë vendin 2009-ës. Ndërkohë që edhe festa e Vitit të Ri sipas parashikuesve të motit do të festohet në temperatura të ulëta, ku në zonat malore do të vazhdojnë reshjet e dëborës dhe shigjeta do të qëndrojë nën zero.
Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë të paqëndrueshme, të ftohta dhe relativisht të lagëta. Moti do të jetë me vranësira të pakta deri në mesatare, kryesisht në veri dhe në jug të vendit, bëjnë të ditur përfaqësuesit e Shërbimit Ushtarak Meteorologjik. Era do të fryjë me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek me drejtimin Verilindje-Jugperëndim. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4 ballë. Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë: Tirana 2 dhe 9 gradë C, Shkodër 0 dhe 8 gradë C, Durrës 4 dhe 12 gradë C, Lezhë 2 dhe 7 gradë C, Kuçovë 4 dhe 13 gradë C, Gjirokastër 1 dhe 8 gradë C, Elbasan 2 dhe 11 gradë C, Kukës -3 dhe -2 gradë C, Peshkopi -6 dhe -2 gradë C, Korçë -4 dhe -2 gradë C, Vlorë 6 dhe 12 gradë C, Sarandë 6 dhe 12 gradë C.
Në këto ditë të ftohta dimri, fluksi i pacientëve të mitur vazhdon të mbajë në një punë intensive mjekët pediatër në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet, por thuajse edhe të gjitha poliklinikat e lagjeve në kryeqytet. Ndërsa një numër i lartë të moshuarish i janë drejtuar me urgjencë repartit të kardiologjisë në QSUT, ku përveç dhimbjeve të zemrës dhe atyre të kraharorit janë detyruar të përballen edhe me vështirësinë e mungesës së shtretërve.