E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha nuk i ka paguar taksat

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2009 deklaroi se një ndër debitorët e institucionit, që ai drejton është edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Nga foltorja e Këshillit Bashkiak kryeqytetas Rama i ka kujtuar kreut të ekzekutivit se ka disa taksa për të paguar në arkën e pushtetit vendor, përballë së cilës edhe Berisha duhet të trajtohet si qytetarët e tjerë të Tiranës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›