Prokuroria: Llogari bankare dhe prona në emër të Lazes
Pas arrestimit të grupit kriminal prej katër personash gjatë operacionit "Mesfushori", Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqendruar në evidentimin e pasurive. Emri i parë që është vënë nën sitën e organit të akuzës është Arben Laze, i njohur publikisht si presidenti i klubit të futbollit "Elbasani", që do ta mbajë këtë detyrë edhe pas prangosjes nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se i ka dërguar një shkresë zyrës së hipotekës së Elbasanit, qytet ky dyshohet se Laze ka "pastruar" të hollat e fituara nga vepra penale që është arrestuar. Paraprakisht ka të dhëna se në emër të presidentit të klubit të futbollit "Elbasani" janë bllokuar disa prona. Krahas hipotekës, prokuroria u ka dërguar një shkresë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për informacion në lidhje me llogaritë bankare të Arben Lazes. Disa prej bankave kanë kthyer përgjigje, dhe Laze figuron "pronar" i disa llogarive bankare. Shuma që ka në llogaritë bankare nuk është preferuar të publikohet nga prokuroria, ndërsa deklaron se të dhënat do të bëhen publike në momentin e sekuestros konservative ndaj tyre.
Ngrirja e pasurive
Por ajo çfarë kërkon organi i akuzës nga hipoteka dhe bankat që veprojnë në Shqipëri është "ngrirja" e të gjitha pasurive në emër të Arben Lazes, pasi ka dyshime se janë përfituar nga konsumimi i veprës penale. Gjithsesi, burimet nga akuza deklarojnë se ende nuk kanë vendosur për fatin e aksioneve në klubin e futbollit "Elbasani". Gjithashtu, ende nuk ka të dhëna nëse paratë që fitoheshin nga trafiku ndërkombëtar i lëndës narkotike investoheshin në futboll, respektivisht në klubin e Elbasanit, që bën pjesë në Kategorinë Superiore Shqiptare dhe është një nga klubet me financë të fortë. Madje, disa sezone më parë klubi arriti të shpallet kampion, nën presidencën e Arben Lazes.
Ndërkohë, burime nga policia deklarojnë se ka të dhëna se një pjesë e të hollave që përfitoheshin nga trafiku i lëndës narkotike "pastrohej" në futboll. Për këtë arsye, njësia operacionale e Policisë së Shtetit, operacionit për arrestimin e Lazes i vuri emrin "Mesfushori". Ka të dhëna të përfituara nga përgjimet, se presidenti i klubit të futbollit, me paratë e lëndës narkotike do të përforconte skuadrën që drejtonte me një mesfushor. Gjithsesi, të dhënat e mësipërme janë në fazën e verifikimeve nga prokuroria dhe policia, të cilat po bashkëpunojnë tashmë për evidentimin e të gjitha pasurive të vëna nga krimi. S.Ç
alibia
Vëllai i Ben Lazes: Droga është e imja
Ajo çka po tenton familja Laze është lirimi i Arben Lazes nga akuzat e ngritura nga prokuroria. Gjatë masës së sigurisë, Fatjon Laze deklaroi së "vëllai im nuk ka lidhje me drogën, pasi droga është e imja". Ai ka deklaruar edhe lidhjen me Arben Priftin, sipas të cilit, Priftin e njeh pasi i ka blerë një automjet. Por, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda deklarojnë se një pretendim i tillë është absurd, pasi ekzistojnë prova që vërtetojnë të kundërtën. Akuza deklaron se është Arben Laze kreu i organizatës, ndërsa i vëllai, Fatjoni, është një korrier i tij, i cili vepronte vetëm me urdhrat e vëllait më të madh. Edhe në çastin e fundit, Arben Laze ka telefonuar Fatjonin edhe i ka thënë se duhet t‘i dorëzojë Arben Priftit sasinë e lëndës narkotike.