Moti, Shqipëria e bllokuar nga Veriu deri në Juglindje
Pesë komuna në Juglindje të vendit kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës. Sipas të dhënave nga shtabi i emergjencave civile, në Korçë, trashësia e dëborës, në disa nga zonat e thella malore të këtij qarku, ka arritur në 1.5 metra. Në këtë mënyrë, këto komuna kanë mbetur të izoluara dhe lëvizja drejt tyre përmes automjeteve është bërë krejtësisht e pamundur.
Më e rëndë situata ka qenë në Komunën e Dardhës dhe fshatrat e saj, ku sipas përfaqësuesve të shtabit të emergjencave civile, trashësia e dëborës ka qenë mbi 1.5 metra. Edhe pse në këto zona të bllokuara janë dërguar mjete borëpastruese dhe traktorë për të bërë hapjen dhe pastrimin e rrugëve, 24 orë pas reshjeve të fundit të dëborës ka qenë e pamundur të kryhet hapja e këtyre akseve rurale. Në këtë situatë ka ndikuar edhe terreni i vështirë malor, por edhe erërat e forta, që janë regjistruar dy ditët e fundit. Kështu, siç raportohet nga shtabi i emergjencave civile, të bllokuara janë komunat e Vithkuqit, Dardhës, Voskopojës, si dhe zona e Liqenasit dhe Moglicës. Pas reshjeve intensive që në disa nga qafat kanë arritur në nivelin e 35-40 cm, sërish një pjesë e akseve nacionale kanë paraqitur vështirësi për qarkullimin e mjeteve, për shkak të disa segmenteve me shtresa akulli. Sipas përgjegjësit të shtabit të emergjencave, Dhori Cekrezi, disa akse rurale në Juglindje janë të pamundura për t‘u kaluar për shkak të dëborës në trashësi të madhe. Ndërkohë që gjatë gjithë natës është punuar në komunat e izoluara. Por edhe pse ka pasur një përmirësim, për shkak të rënies së intensitetit të reshjeve të dëborës, këto kanë mbetur të bllokuara totalisht. Nga ana tjetër, segmentet më problematike rrugore kanë qenë në aksin nacional Korçë-Pogradec, pjesa që nga fshati Pirg deri në afërsi të Maliqit, për shkak të shtresave të akullit mbi asfalt, ku ka qenë i domosdoshëm kalimi vetëm me zinxhirë. Nga ana tjetër, problematik ka qenë edhe një segment në autostradën e Kapshticës, në afërsi të fshatit Cangonj, po për shkak të akullit. Megjithatë, në këto segmente është ndërhyrë më shpesh për të bërë kriposjen e rrugëve, me qëllim që të jenë të kalueshme. Në të gjitha akset nacionale, për shkak të dëborës janë shtuar shërbimet e policisë në linja. Patrulla të policisë rrugore kanë qëndruar pa ndërprerje në rrugë gjatë dy ditëve të fundit, duke punuar edhe gjatë natës, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve pas bllokimeve të shpeshta, gjatë qarkullimit rrugor në akset nacionale, duke këshilluar dhe detyruar vendosjen e zinxhirëve. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur reshje dëbore. Sipas të dhënave nga shtabi i emergjencave, pritet që java e ardhshme të rikthejë reshjet e bardha.
Moti i keq ndal
lëvizjen në rrugët
e Veriut dhe Verilindjes
Reshjet e dëborës dhe temperaturat disa gradë nën zero, kanë bllokuar ose vështirësuar qarkullimin në një sërë aksesh rrugore në vend. Specialistët në qendrën kombëtare të emergjencave civile, sqarojnë se më problematike situata paraqitet në veri dhe juglindje të vendit, kryesisht në Kukës dhe në Korçë, ku dëbora ka kaluar një metër trashësi. Përfaqësuesit e qendrës kombëtare të emergjencave civile konfirmojnë faktin se Qarku i Gjirokastrës, Qarku i Korçës, ai i Dibrës, Kukësit dhe pjesërisht Puka dhe Malësia e Madhe kanë pasur vështirësi, pasi trashësia e dëborës në këto zona ka qenë e madhe. Megjithatë, këta përfaqësues bëjnë të ditur se me ndërhyrjen e shtabeve të emergjencave pothuajse të gjitha akset nacionale, janë të kalueshme. Konfirmohet fakti se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta që kanë zbritur deri në minus tetë gradë Celsius, të cilat kanë krijuar ngrica në segmente të shkëputura.
Kukës
Temperaturat e ulëta në Verilindje kanë shkaktuar probleme serioze në aksin rrugor Tiranë-Kukës dhe anasjelltas në segmentet Qafë-Mali dhe Qafë-Shllak. Prej tri ditësh, temperatura varion nga -12 gradë deri në -8 gradë Celsius. Asfalti ka zënë akull dhe automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë, madje nën mbikëqyrjen e policisë rrugore. Gjatë natës së shkuar, lëvizja e mjeteve në këtë aks ka qenë mjaft e vështirë ku sipas njoftimeve janë shënuar 15 përplasje të automjeteve që kanë rezultuar me dëme të lehta dhe asnjë pasojë në shëndetin e personave. "Mbajtja nën vëzhgim e lëvizjes së mjeteve, kryesisht për shpejtësinë dhe ndalimi i lëvizjes së tyre pa mjete dimërore ka bërë që të mos ndodhin aksidente me pasoja për jetën e njerëzve", u shpreh njëri prej inspektorëve të policisë rrugore të Qarkut të Kukësit, ndërsa udhëtonte për Qafë-Shllak. Lëvizja e automjeteve të rënda ka qenë në mjaft raste pothuajse e pamundur dhe në tërësi ndërrimi ka shkaktuar vonesa deri në dy orë. Për këtë arsye, specialistët e qarkullimit rrugor këshillojnë që të shmanget udhëtimi i automjeteve të tonazhit të rëndë, sidomos gjatë orëve të natës. Policia rrugore e Kukësit ka qenë e rreptë në kontrollin për pajisjen me zinxhir të automjeteve. Vetëm dje paradite ka ndaluar rreth 50 autovetura shumica e të cilave vinin nga Kosova. Ato janë lejuar të udhëtojnë vetëm pasi janë pajisur me zinxhirë dëbore. Në Qafë të Malit qëndrojnë pa pushim përgjatë gjithë 24 orëshit fadromat e Ndërmarrjes së Rrugëve, si dhe dy kamionë, që hedhin kripë dhe skorie në asfaltin me akull. Edhe rruga nacionale Kukës-Shishtavec paraqet vështirësi, pavarësisht lëvizjes me zinxhirë nga ana e drejtuesve të mjeteve. Ndërsa rrugët rurale të komunave Grykë-Çajë, Zapod, Kalis, Arrën etj., mësohet se mbeten të bllokuara nga ngricat.
Gjirokastër
Ndërkohë, edhe rreth 20 fshatra të Qarkut të Gjirokastrës kanë mbetur të izoluara, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, që kanë nisur të mbizotërojnë që në orët e para të ditës së djeshme. Pavarësisht përpjekjeve për të hapur rrugët, automjetet e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale nuk kanë mundur të zhbllokojnë qarkullimin e automjeteve, pasi trashësia e dëborës ka shkuar mbi 40 centimetra. Brenda në qytetin e Gjirokastrës dëbora ka arritur dje deri në 10 centimetra trashësi.