E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Lushin, si e kam njohur - (Satirë preventive)si

Kur po i afrohemi kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, atij të 29 gushtit, një element i fushatës të hap barkun mbi gjithë të tjerët: zukatjet nëpër qytete se PS sot nuk ka një figurë alternative më të mirë se i Papranueshmi Rama për të zhytur opozitën. Ky është diskutimi më absurd i të gjithë atyre që mungesën e argumentit dhe koherencës mbi atë pse Ed Ramizi, edhe pse ka humbur, duhet të vazhdojë sërish në krye të PS-së, kur tradita e PS-së është ndryshe, kur statuti i tyre thotë ndryshe.  E thamë pra njëherë  dëgjon zëra nga lart-poshtë.
Mirëpo Edi Ramizi ka vendosur për bllokimin përfundimtar të qarkullimit të elitave. Një prej elitarëve është Ben Lushi që Rama i ka fikur semaforin e Laprakës dhe nuk vjen dot nga qyteti i Korçës ku mbajti një mbledhje lokali mbi serenatat që do bëhet gjatë kongresit. Një figurë si Ben Lushi, që kërkon të bëhet njësh, nuk mund të ndalet ashtu nga një semafor që nuk ndizet.
Së pari duhet thënë se Ben Lushin nuk e kam njohur në tetor të vitit 1995, por më vonë kur fillova si kapokantier në gazetën “Koha e Hostenit”. Neve gazetarët intelektualë të katit përdhes nuk na lejonit të shkonit në zyrat lart të politikës. Beni qëndronte në katin e 16 të pesëmbëdhjetëkatëshit. Ai ishte shef i sektorit apolitik. Përpos se pas pak ditësh u largua nga hotel Tirana, ngaqë pas zgjedhjeve të 26 majit, pas shpartallimit të opozitës së kohës, kishin vendosur të pinin një raki Skrapari në hotel Rogner.
Ndërkohë “Koha e Hostenit” u bllokua së botuari, për shkak të borxhit që kishte drejtori që shkruante me dorë. Edhe në “Verë të përditshme”, siç e përshkruan aq bukur Preç Zogaj në librin e tij me të njëjtin titull dhe me nën titull “in vino veritas”.
Një OJQ e shtypit të liruar, PRAS NOW, kreditoi borxhin e pronarit dhe i liroi dorën dhe gjithçka rifilloi tanimë me Ben Lushin si krye-rradake. Ben Lushi për afro një vit udhëhoqi partinë e hostenit me shumë kompetencë dhe trimëri gazetën më të madhe, e çoi atë në rekorde historike tirazhi nga tre kopje në katër dhe një falas. Edhe ndikimi që patën në Bathore ishte i lartë sa tensioni i lartë. Në 1997 na la jetim në redaksi edhe pse ai nuk na tradhtoi. Vazhdoi vijën e Hostenit në politikë. Pas ardhjes së socialistëve në pushtet në 1997, Lushi iu fut një karriere politike të natyrshme në PS, duke ecur këmba dorës  nga një kolltuk në tjetrin, nga një pavijon në tjetrin, qoftë në administratën e lartë, e qoftë në Parlament nga viti 2001 si deputet i Cangoit. Tellall i kryeministrit, këshilltar, zv/ ministër i punëve botore, prefekt i Korçës, Ministër i Arsimit të paarsimuar, Ministër i Pushtetit të Lokal buzit, me zv/ministër Skënder Sallakun, Lushi la gjurmë në qeverisjen e soc-realistëve , duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe debatit, edhe pa pasur detyra zyrtare në Partinë Sozialiste. Resmja e tërheq shumë. Zgjedhjet e 2005 dhe opozita e 2005-2009 e gjetën ndër dy a tre figurantët kryesore të PK-së, në të cilat u mbështet opozita e këtyre viteve.
Pa harruar tek Lushi, intelektualin dhe shkrimtarin e klasit të parë të orient expresit, të cilat janë vlera të vërteta që e plotësojnë politikanin i madhe të bukur. Lushi ka qenë një kabaretist i angazhuar dhe pas angazhimit në politikë një politikan me stof tele-intelektual. Me dy librat e tij, romanin “Të bësh pallë në ishull” dhe “O Telo, Arapi i Vorës”, libra të një cilësie dhe suksesi të paparë nga asnjeri. Lushi e plotëson figurën e tij dhe jep shpresë se jeta politike nuk po zbrazet nga humoristët, ose nga njerëzit e pirë.
Kështu si e kam njohur Ben Lushin, është rasti të themi se i bën nder Partisë Sozialiste, i jep asaj një shans për të pasur praktikisht të gatshëm një krietar për betejat shumë të komplikuara të opozitës siç është cështja e midhjeve në Pallastan. Opozita sozialiste edhe pa Blushin, ka nevojën urgjente të kërkojë dhe të gjejë një lider të ri, si mënyra më e mirë për të ringritur fabulën.

Kjo “Castagat ridendo moris” merr shkas nga shkrimi panegjirik i një politologu të mirënjohur:“Ben Blushin si e kam njohur”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›