E Shtunë, 31 Tetor 2026

Editoriali/Kisha e Romës dhe lufta

Në verën e vitit 1939 njerëzia shëtiti pjesën e fundit të rrugës që e çonte drejt humnerës së luftës. Një humnerë që - pas vetëm njëzetvjeçari të katastrofës së luftës së parë botërore - hapi një sekuencë monstruozitetesh të paimagjinueshme. Nga prerja me thikë e territorit të Polonisë – sipas pakti Molotov -Ribentrop midis Gjermanisë dhe Rusisë sovjetike – mori një nisje flaka që do të kallte të gjithë kontinentin e vjetër, Brigjet e Mesdheut dhe hapësirën e paqësorit. Me shfarosjen makabre të popullit hebre, shkatërrime pa precedentë ndaj civilë vende shumë qyteteve të kontinentit të vjetër, deri në epilogun e bombës atomike, që polli një sërë ankthesh të reja, që me zhdukjen e Hiroshimës dhe Nagasakit i dha fund luftës konfliktit të nisur nga Japonia, pas 6 vjet luftë përgjakjesh të papara ndonjëherë në tokë. Leksioni i luftës së parë botërore nuk shërbeu për asgjë dhe, përkundrazi, hapi një sërë padrejtësish dhe një sërë totalitarizmash si: sovjetike, fashiste, naziste, që çuan Evropën të kishte dhimbje të pa para.
Përpara luftës, Kisha e Romës, nuk hoqi dorë nga fronti i paqes që me shumë vështirësi kishte nisur që nga fillimi i tetëqindtës deri në tridhjetë vitet e fundit të shekullit kur forca e saj politike e kishte favorizuar përhapjen ndërkombëtare. E nëse Papa Pio X në ditët e fundit të jetës së tij ishte ofruar si viktimë për t’u sakrifikuar duke parë sesi po vinte “lufta e madhe”, ndërsa Benedikti XV ndërmori iniciativa kundër tragjedisë çmendarake që – i pakuptuar dhe i poshtëruar nga parti të ndryshme – Ai arriti ta përkufizojë si “një tragjedi e pakuptimtë”. Duke mobilizuar, midis të tjerave, një “diplomaci asistence” e cila, në heshtje dhe efikase, do të karakterizonte qëndrimin e Selisë së Shenjtë edhe gjatë luftës së dytë botërore.
Gjatë qëndrimeve diplomatike, në zëmrën e Evropës në flakë, Papët e ardhshëm Pio XI dhe Pio XII kishin qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të lindjes së totalitarizmave, si shkaktarët e të keqes që do të vinte. Që të dy në krye të Selisë së Shenjtë, gjatë vitet tridhjetë panë me sy marshimin drejt luftës, që tentuan ta kundërshtonin me diplomaci, me politikën e marrëveshjes, bashkë me doktrinën e fortë katolike dhe me një konsonancë të qenësishme, jo e zgërlaqur nga personalitete e karaktere shumë të ndryshëm midis tyre. Nuk ishte një surprizë që Konklava e ardhme, e shpejtë si asnjëherë tjetër, t’u drejtonte nga sekretari i shtetit Pio XI. Dhe më pas nga Pio XII duhet të merrte në dorë një situatë që po binte me shpejtësi: “asgjë nuk është e humbur me paqen, gjithçka mund të jetë me luftën”, ky ishte apeli i fundit dhe i padobishëm, që vuri dorë edhe këshilltari i Papës, Montini, një bashkëpunëtor që e ndihmoi në ndihmën e që kërkonin: në Vatikan, në Romë, në Itali dhe në shumë vende të tjera, ku afër shumë katolikëve kishte ministër të Kishës si në – Roncalli në Stamboll – u angazhua të shpëtoi pa dallim feje e ideje të përndjekurit. Pio XII e më pas ato që do ta zëvendësonin në selinë e shenjtë në Romë si Gjoni XXIII dhe Pali VI ishin kështu, si mbrojtës të logjikës njerëzore she të drejtësisë si dhe dëshmitarë të Krishtit.
 Me një predikim të paqes që Papa Pacelli nuk e ndaloi as gjatë luftës dhe as në vitet në vazhdim: duke mbështetur demokracinë, duke refuzuar të jepte një dënim kolektiv popullit gjerman, duke kundërshtuar totalitarizmit sovjetik – që imponoi regjime diktatoriale në shumë vende dhe hapi te këqija të reja – duke mbështetur pa mëdyshje ndërtimin të një projekti të përbashkët për atë “Evropë të vjetër, që ishte një vepër e besimit dh të një gjenie kristiane”, megjithatë nuk  ishte e aftë të dëgjonte radio-mesazhin pontifikal të mbrëmjes së 24 gushtit të 1939.
Se në mënyra të rindërtimit dhe të ribashkimit katolikët kanë ditur të japin kontributin e tyre, Kisha e Romës simbolikisht ka mbyllur luftën e dytë botërore me zgjedhjet e Papë të Karol Vojtila – që në 1989 –, që gati pesëdhjetë vjet nga nisja e saj, i drejtoi një letër apostolike – dhe të Joseph Ratzinger, pothuajse 60 vjet nga mbyllja e konfliktit që të pritshmit Gjon Pali II dhe Benedikti i XVI e pësuan në lëkurën e tyre, bij të Kombeve që atëherë ishin kundërshtar. Nga pikëpamja historike,  zgjedhja që bëri kolegji i kardinalëve ka treguar se shumë analistë janë të padrejtë kur bëjnë prognoza me sisteme të vjetër mendimi dhe të karakterit politik, sipas atyre zgjedhjet e 1978, dhe natyrisht të atyre të 2005 nuk do të ishin të mundura.
Pra, gjeopolitika e Kishës, është e ndryshme nga të tjerat, kjo sepse duke marrë nga e kaluara, shikon më shumë në njeriu dhe të pritshmërisë së saj me një shpresë të madhe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›