Edi Rama si Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur në Kongresin e PS-së
Nuk mund të besoj se ka patur një shqiptar që duke dëgjuar deklaratën e Edi Ramës menjëherë pas takimit me zv/Presidentin e OSBE-së, z.Grossruck, të mos ketë mbetur i çuditur dhe i befasuar. Me një arrogancë që nuk ka asgjë të përbashkët me një politikan, Rama i konsideroi vlerësimet e Grossruck për zgjedhjet e 28 Qeshorit si “mendime personale”. Zgjedhjet ishin më të mirat e mbajtura deri më tani në Shqipëri, - do të deklaronte zyrtari i lartë i OSBE-së, me përjashtim të disa problemeve teknike. Në këtë pikëpamje, ky ishte një sihariq i madh për gjithë shqiptarët që aspirojnë për t’ju bashkuar familjes europiane për arsye se edhe ky ka qenë kushti themelor i institucioneve ndërkombëtare për Shqipërinë. Por skizofreni i madh ka aktivizuar deri në çmenduri delirin e madhështisë. Ai kërkon me çfardo çmimi të qëndrojë në krye të PS,duke akuzuar sa majtas dhe djathtas se “ja paskan vjedhur votat”, anipse formacioni më i besuar i kësaj partie kanë qenë komisionerët e saj në QV dhe në komisionet e numërimit të votave. Një proçes zgjedhor më transparenti i zhvilluar ndonjëherë në vendin tone, konfirmoj një rezultat që ishte humbës për Edi Ramën. Por diktatorët në çfarëdo forme që të shfaqen ata janë shumë të rrezikshëm për demokracinë. Edhe ata flasin me pitet për demokracinë dhe u dhemb zemra sidomos për atë që ata e kanë quajtur “demokraci proletare”, që nuk njeh humbje dhe “shkon nga fitorja në fitore”. Në këtë pikëpamje ata që mendojnë ndryshe duhen shpallur “armiq”, ashtu siç bëri Rama me komisionerët e PS. Po çfare mundet të bënin tjetër komisionerët e PS përballë një fakti të tillë, përveçse të hidhnin firmat në procesverbale. Sigurisht ata ishin më të dëshiruarit që partia e tyre të ishte fituese, por ja që ishte një realitet tjetër. Ata nuk ishin një grusht njerëzish por qindra e mijëra në të katër anët e Shqipërisë. Dhe Edi Rama u ngrit kundër këtyre qindra e mijra njerzve me një verbëri politike.Akuzoj në të gjitha format për “tradhti” dhe “bashkëpunim me Berishën”, njerëzit më të përkushtuar të kësaj partie, duke lënë me gojë hapur socialistët e ndershëm anekënd Shqipërisë. Nga ana tjetër, i dëshpëruar deri në çmenduri është ngritur i vetëm kundër të gjithëve në Partinë Socialiste, por edhe kundër ndërkombëtarëve. Me të vertetë gjatë këtyre viteve në krye të PS, Rama ka punuar shumë në kuptimin e keq të fjalës që PS ta transformojë në një parti të kontrolluar absolutisht prej paranojës së tij prej skizofreni. Rama krijoi “asamblenë” e PS me të zgjedhurit sipas preferencave të veta, në krye të të cilës vendosi Gramoz Ruçin, ish-ministrin e sigurimit famkeq komunist, përgjegjësin e masakrës së 2 Prillit që përgjaku Shkodrën menjëherë pas zgjedhjeve pluraliste të 31 Marsit 1991. Garda e tij në partinë ish-komuniste përbëhet nga disa lloje formacionesh, por që në fakt kanë të përbashkëtën e tyre, simbiozën e lidhjeve organike me të kaluarën kriminale të diktaturës. Formacioni i parë përbëhet nga ish-sigurimsat e regjimit komunist të Enver Hoxhës, të përfaqësuar nga Ruçi, Dokle, Gjinushi etj. Formacioni tjetër ka në përbërjen e tij pinjollët e ish-sigurimsave dhe kriminelave, byroistëve të Komitetit qendror të partisë punës me në krye Edi Ramën si, Gjoni, Bushati, Tahiri, Shalësi, Bare, Klosi, Minxhozi e co, etj. Më pas vijnë graria ose “Këshilli i Ndrikullave” të Edi Ramës, edhe këto me lidhje shpirtërore me ish-regjimin komunist nga të cilat “skizofreni”, pasi i pi ilaçet, merr prej tyre këshilla të vyera shumë si, Shamku, Hysi, Kodheli, Dade, Leskaj, Seseri, që u bashkohen graria e bashkisë së Tiranës, si shkruan Fishta “më e zgjuara e tyre ka mend sa një bibë”. Kjo masë heterogjene në pamje por mjaft homogjene në strukturë duket se do të dominojë ata që i kanë quajtur “kongresmenët” e kongreseve të PS.
Menjëherë pas disfatës që pësoi me 28 Qeshor, Edi Rama me një valixhe me letra i shoqëruar nga sejmeni i tij, humbësi tjetër Erion Veliaj, ja kanë mësy Amerikës për t’u ankuar se “ja paskan vjedhur votat”. Më mire se Fishta nuk do të ironizonte kush tjetër këtë karakatinë donkishoteske. “Shky shallvaret deri në kupë të gunit, me ju dhimtë gurit e drunit,e ja ka nisë aty me kja, se tokë buke nuk po ka”. Kështu Edi Rama, një shëmbëlltyrë donkishoteske e këtij shekulli, bashkë me sejmenin e tij Sanço Pança (Erion Veliaj), zbritën në Amerikë. Kalorësit të fytyrës së vrerosur i mungonte vetëm kali i tij Rosinanti gërdallë, por që fare mire mund ta bënte shërbimin e tij Erioni besnik. Zbritën në Amerikë por mbetën si “çifuti në shkretëtirë”, si i thonë fjalës. Ramën nuk e priti as vllau i tij që jeton atje. Se ku i kaluan ditët dhe sidomos netët këtë mundet ta dijë vetëm Erioni që e shoqëroi ustanë nëpër labirintet e qytetit gjigant, më tepër për t’ia larguar mërzitjen. Shumë here janë parë nepër “fast fude”, duke ngrënë shpejt e shpejt ushqime të gatshme dhe të çastit se “helbete punët e mëdha nuk u linin kohë as për të ngrënë”. Sa për autoritetet e qeverisë amerikane as që bëhet fjalë se dikush i priti. Shqiptarët e Amerikës jo e jo. Shkurt, Edi Rama si dhia e zgjebosur vajti në Amerikë të marrë brirët dhe la edhe veshët. Iku nga Amerika me bishtin ndër shalë. Iku nga shiu dhe erdhi në breshër. Këtu në Shqipëri e prisnin socialistët e zemëruar se çfarë do t’u thoshte tanimë pas humbjes së madhe. Dhe mashtruesi i madh do të aplikonte forma dhe gënjeshtra të tjera për t’u hedhur hi syve socialistëve shqiptarë dhe mbarë opinionit. Asnjëherë e majta ish-komuniste nuk ka qenë më e shpartalluar se këto kohë që në krye të saj erdhi një njeri i sëmurë psikik. I vetëm kundër të gjithëve, me një demagogji absurde të shpifjeve dhe mashtrimeve që ia kalon edhe propagandës komuniste, ai po përpiqet të qëndrojë në krye të partisë më të madhe opozitare ne Shqipëri. Ka shumë mundësi që “kongresmenët” të votojnë qorrazi për Don Kishotin e tyre ose “kalorësin e fytyrës së vrerosur”. Sinqerisht po deklaroj se kjo do të ishte edhe një fatkeqësi tjetër për socialistët e vertetë shqiptarë që aspirojnë për një parti socialiste të modelit europian, pse jo është edhe një fatkeqsi për Shqipërinë që nuk po mundet të konfigurojë një të majtë europiane në të gjitha këto vite të postkomunizmit. Është një e majtë destruktive e lidhur në mënyrë organike me të kaluarën kriminale të diktaturës. Një hordhi ordinerësh që kërkon pushtet të pamerituar. Një grupim vullnetar hajdutësh të molepsur me ide komuniste, të mëkuara nga baballarët e tyre. Ideja e tyre është komunizmi dhe sundimi mbi popullin. Edhe në “kështjellën” e tij në Bashkinë e Tiranës, karrikja ka filluar t’i rrëshqasë Edi Ramës. Këshilli i Bashkisë nuk është më “mazhorancë” e vetja dhe hajdutëria e tij i ka ditët e numëruara. Shumë shpejt populli i kryeqytetit do ta largojë këtë monstër të hajdutërisë pa kufi edhe nga Bashkia e Tiranës. Prandaj Kongresi i PS që do të mbahet këto ditë ngjan me një kortezh funebër që filloi me Asamblenë e tyre tek “cibaku” pranë varrezave të dëshmorve. Le të shpresojmë se e majta ish-komuniste në këtë kortezh të varrosë të kaluarën e vet komuniste dhe Edi Rama si “kalorësi i fytyrës së vrerosur” të Servantesit, së bashku me Sanço Pançën (Erion Velinë), Skënder Gjinushin, Gramoz Ruçin e co, në vetminë e tyre, të mësyjnë ngujimin në ndonjë “kështjellë” imagjinare të çmendurisë komuniste.