“Ben Qimja”, hetim për dekonspirimin
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Kryeprokurorja Ina Rama, zhvilluan dje një takim kokë më kokë mes tyre në Prokurorinë e Përgjithshme.
Trazhgim Sokolaj
Në qendër të bisedës mes titullarëve të dy institucioneve mësohet se ka qenë çështja e pezullimit nga detyra me kërkesë të Prokurorisë, të ish-shefit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Krenar Ahmeti. Një tjetër temë e diskutimit mes ministrit të Brendshëm dhe Kryepro-kurores ka qenë edhe ndalimi nga policia pak ditë më parë, i biznesmenit të njohur nga Fieri, Arben Isufaj, i cili sipas policisë njihet edhe me pseudonimin “Ben Qimja”. Burimet nga të dy institucionet nuk kanë preferuar të bëjnë komente për mediat lidhur me takimin mes Nishanit dhe Ina Ramës, duke u mjaftuar me faktin se, “ka qenë një takim pune rutinë”.
“Sherri” për Ben Qimen
Prokuroria e Përgjithshme ka filluar hetimet ndaj policisë për një dekonspirim të pretenduar të aksionit të zhvilluar pak muaj më parë në Tiranë, me qëllim arrestimin e biznesmenit Arben Isufaj. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të organit të akuzës, sipas të cilave, dosja penale e hapur nga Prokuroria për këtë çështje ndodhet në zyrën e drejtorit të Drejtorisë së Hetimit në organin qendror të akuzës. Bëhet fjalë për një hetim të filluar disa muaj më parë, pak kohë pasi Policia e Shtetit dështoi në tentativën e saj për të prangosur biznesmenin Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”. Dosja penale për një vrasje, ku pretendohej se ai kishte marrë pjesë, ishte rihapur dhe më 13 shkurt 2008, Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e arrestit ndaj tij. Në zbatim të këtij vendimi të gjykatës, pak ditë më pas, policia tentoi ta arrestonte biznesmenin nga Fieri, por në momentin e fundit ai arriti të shpëtonte nga prangat. Kjo u bë shkak për një “konflikt” mes Policisë dhe Prokurorisë. Kontradikta mbeti brenda institucioneve, megjithëse Policia pretendoi se Prokuroria ishte bindur me vonesë për të kërkuar arrestimin e biznesmenit, duke i krijuar atij mundësinë të shpëtonte nga arrestimi, ndërsa Prokuroria pretendoi për dekonspirim të aksionit. Pra, se i kërkuari ishte lajmëruar nga dikush që kishte dijeni dhe që më pas ishte larguar, duke i shpëtuar prangave.
Hetimi
Sipas burimeve zyrtare mësohet se Prokuroria e Përgjithshme gjatë hetimeve të saj ka marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë të angazhuar me çështjen e “Ben Qimes” dhe aksionin për kapjen e tij. Rezultati i këtyre hetimeve ende është i paqartë, pasi Prokuroria e Përgjithshme nuk ka marrë ndonjë vendim. Megjithatë, kjo mësohet se ka qenë një nga çështjet e diskutuara dje në takimin e zhvilluar rreth mesditës mes ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe Kryeprokurores Ina Rama, në zyrën e kësaj të fundit.
Arrestimi i “Ben Qimes” për vrasje
TIRANE – Mesditën e 9 qershorit 2008, një grup agjentësh të forcave speciale të policisë arrestuan biznesmenin fierak Arben Isufaj. Në momentin e ndalimit ai ndodhej në shoqërinë e disa miqve të tij në afërsi të kopshtit botanik në Tiranë. Policia tha se kishte zbatuar vendimin e gjykatës së Tiranës dhënë më 13 shkurt 2008, mirëpo vetëm dy javë para arrestimit të biznesmenit, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar masën e arrestit në mungesë ndaj tij. Policia tha se nuk kishte dijeni për këtë fakt, duke akuzuar biznesmenin për vrasjen e Pirro Koçiut, të ndodhur në gusht 2002 në Tiranë. Prokuroria më pas deklaroi se akuzat e policisë ishin ngritur në bazë të një ekspertimi privat të gjurmëve të armës së krimit dhe i kërkoi gjykatës mbajtjen e biznesmenit për 45 ditë në arrest, derisa të ripërsëritej në rrugë zyrtare ekspertiza e gjurmëve të gishtave.