Mediut i hiqet imuniteti me 101 vota
Kuvendi miraton me 101 vota pro kër-kesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit të PR-së, Fatmir Mediu.
Aristir Lumezi
Kundër kësaj kërkese kanë qenë 23 deputetë, dy të tjerë kanë abstenuar, ndërsa dy fletë votimi janë shpallur të pavlefshme. Në votim kanë marrë pjesë 128 deputetë, ku kanë munguar 12 deputetë të tjerë. Ndërsa ende nuk dihet se si kanë qenë votat kundër heqjes së imunitetit, ku në sallë kanë qenë të pranishëm të gjithë deputetët republikanë, të cilët kanë votuar së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes për kërkesën e Prokurorisë. Votat kundër heqjes së imunitetit mund të kenë ardhur më tepër nga kampi i djathtë politik. Ndërsa nuk kanë marrë pjesë në këtë votim deputetët e majtë, Arben Malaj, Kastriot Islami, Fatos Nano, Paskal Milo, Taulant Dedja, Ilir Rusmali, Andis Harasani. Në këtë proces votimi kanë qenë të pranishëm të gjithë ministrat e qeverisë, që kanë të drejtën e votimit në Parlament. Procesi i votimit është administruar nga sekretariati i votimit, që përbëhet nga Arjan Madhi i PR-së, Besnik Dervishi i PS-së dhe Aldo Bumçi i PD-së. Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në votim, së bashku me ministrat. Përpara nisjes së votimit, grupi parlamentar i PD-së ka zhvilluar një mbledhje paraprake, duke mbajtur një qëndrim për votimin për ish-ministrin Mediu. Sipas burimeve në mbledhje, mësohet se Kryeministri Berisha ka kërkuar që për çështjen e imunitetit të Meidut, të djathtët të votojnë pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Në seancën e votimit kanë marrë pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët hynë në seancë pas përfshirjes në rendin e ditës dhe të dekreteve të Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Gjatë gjithë kohës së votimit, ish-ministri Fatmir Mediu ka qëndruar në sallë. I ulur në rreshtin e parë të sallës së Kuvendit, Mediu ka biseduar për disa çaste dhe me kryeparlamentaren Topalli dhe me deputetët e tjerë republikanë, si dhe me republikanin Paturri, të cilin edhe atij i ka kërkuar Prokuroria e Përgjithshme heqjen e imunitetit. Në përfundim të procesit të votimit me kutinë e votimit, Madhi i PR-së ka shpallur rezultatin e votimit, duke u shprehur se “pro heqjes së imunitetit janë 101 deputetë”.
Monitorimi i ndërkombëtarëve
Seanca për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes është monitoruar dhe nga ndërkombëtarët. Në votimin e fshehtë me kuti është vënë re prania e zv.ambasadorit amerikan, Steave Cristina, i cili është ulur në lozhe së bashku me pjesëtarët e tjerë të stafit të ambasadës amerikane në Tiranë. Çështja e imunitetit të deputetit të PR-së, Fatmir Mediu, preku edhe faktorin ndërkombëtar në Tiranë. Shkak për këtë u bë kërkesa e kryeparlamentares Topalli në adresë të kryeprokurores Ina Rama, për dokumente shtesë për tragjedinë e Gërdecit. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Uidhërs, pas takimit me kryeprokuroren Rama kërkoi në mënyre të qartë dhe eksplicite që t’i hapeshin rrugë hetimeve të paanshme për gjetjen dhe ndëshkimin e fajtorëve të tragjedisë së Gërdecit. Uidhërs zhvilloi gjithashtu edhe takime me Presidentin Topi dhe kryeparlamentaren Topalli.