Maxhoranca: Topi ishte i informuar për Gërdecin
Presidenti Bamir Topi ka qenë plotësisht në dijeni të asaj çfarë ndodhte në Gërdec.
Raporti i maxhorancës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, bën me dije se kreu i shtetit informohej me anë të komunikatave ditore të Qendrës Operacionale lidhur me sasitë e municioneve që transportoheshin për në Gërdec. Në dy paragrafë të raportit të maxhorancës për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, rezulton se Presidenti kishte në tavolinën e tij informacion të detajuar për gjithçka ndodhte në fabrikën e Gërdecit. “Më datë 10.06.2008, në përgjigje të kërkesës së Këshillit, znj. Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme, me shkresën nr.1403/4 i dërgon Këshillit dokumentacion plotësues (e përfshirë në 4 volume). Tre nga këto volume përmbajnë komunikata ditore të Qendrës Operacionale që informojnë drejtorin e SHIU-t, zëvendësministrat e Mbrojtjes, ministrin e Mbrojtjes, zëvendës shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidentin e Republikës për lëvizje të municioneve drejt Gërdecit në sasi nga 100 deri në 200 tonë në ditë. Kryetarja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, zonja Jozefina Topalli, iu vuri në dispozicion menjëherë anëtarëve të Këshillit dokumentacionin e ardhur”, thuhet në një prej paragrafëve të këtij raporti të shumicës në Këshill. Jo vetëm kaq, por në raport jepen edhe shifra të sakta për sasinë e municioneve që kanë lëvizur drejt Gërdecit, në dijeni të të cilave ka qenë Topi. Kështu, sipas raportit, Topi ka qenë në dijeni se vetëm në shkurt të këtij viti kanë shkuar në Gërdec për demontim 4880 tonë municione predhash. “Nga dokumentacioni i ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme më datë 10 qershor 2008, në tre volume, me komunikata të përditshme, rezulton se sasi të mëdha municionesh nga 100 deri në 200 tonë në ditë transportoheshin për në Gërdec. Vetëm në muajin shkurt 2008 janë transportuar për në Gërdec 4880 tonë municion predhash, duke krijuar kështu një depo gjigante municionesh pak metra larg shtëpive të banimit. Për këtë kanë patur dijeni dhe informacion të përditshëm nga raportet ditore të Qendrës Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i SHIU-t, zëvendësministrat e Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës”, thuhet më tej në raport.
Prokuroria
Sipas organit të akuzës, ish-ministri Mediu nuk ka respektuar urdhrat e nxjerrë nga ministri i Mbrojtjes lidhur me procesin e demontimit. “Në kërkesën e saj, Prokuroria vlerëson se ish-ministri Mediu në procesin e përgatitjes dhe miratimit të urdhrave që lidhen me procesin e demontimit në Gërdec, nuk ka respektuar disa urdhra po të ministrit të Mbrojtjes, si rregullore e ministrit të Mbrojtjes, nr. 9603, datë 18.09.2003, urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, nr. 326, datë 11.05.2000 “Për kryerjen e licencimit të depove të municionit sipas standardeve të NATO-s”, rregulloren e jetës së brendshme në Ushtri”. Gjithashtu, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ish-ministri Mediu është nisur nga interesa personale për demontimin e armëve si dhe ka shmangur Forcat e Armatosura në këtë proces. Duke cituar kërkesën e akuzës për heqjen e imunitetit të deputetit Mediu, relatori i opozitës, Besnik Dervishi ka theksuar se, “ekzistojnë të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm që deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes”. “Zoti Fatmir Mediu ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore, si dhe ka nxjerrë disa urdhra në kundërshtim me aktet nënligjore për të realizuar përfitime të padrejta për subjektet që kryenin demontimin e municioneve luftarake”, thuhet në raport. Sipas këtij dokumenti, “gjithashtu në të gjithë këtë proces ai ka vepruar duke shmangur plotësisht Shtabin e Përgjithshëm. Ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Mediu, nuk ka kërkuar të bëhej një studim i plotë i analizës së kostos për njësi, të municioneve për demontim, e domosdoshme për të verifikuar e vlerësuar leverdinë ekonomike të këtij procesi”. Sipas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, gjatë procesit të demontimit të municioneve nuk janë respektuar rregullat e sigurimit teknik, ka patur përqendrim të madh të sasive të municioneve dhe të produkteve të dala nga demontimi, duke mosgarantuar shmangien e ngjarjeve të jashtëzakonshme që mund të vinin nga ky proces.
Maxhoranca
Nga ana tjetër, relatori Arjan Madhi vlerëson se në kërkesën e saj Prokuroria nuk i është referuar në asnjë rast atyre akteve të cilat përcaktojnë detyrime për ministrin në përgjithësi dhe për atë të Mbrojtjes në veçanti, sikurse janë ligji nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e KM”, ligji “Për statusin e nëpunësit civil”, Kodi i Procedurave Administrative, ligji nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e drejtimit strategjik të FARSH”, i ndryshuar. “Në lidhje me vlerësimin e Prokurorisë, sipas së cilës në këtë proces demontimi ish-ministri Mediu është nisur nga interesa jo të ligjshme dhe për qëllim përfitimi ndaj të tretëve, zoti Madhi relaton se nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte, e cila të mundet të shërbejë si indicio për krijimin e dyshimeve të bazuara në lidhje me këtë akuzë”, theksohet më tej në raport. Në të njëjtën kohë, maxhoranca konfirmon në raport qëndrimin e saj se ish-ministri Mediu nuk është nisur nga interesa të dyshimta dhe në dijeni të këtij procesi kanë qenë edhe Forcat e Armatosura. “Anëtarët e Këshillit, përfaqësues të maxhorancës, çmojnë se nuk ka asnjë provë që të shërbejë si indicio për të dyshuar më pas se ish-ministri Mediu, në procesin e demontimit në Gërdec, të ketë shmangur Forcat e Armatosura. Nga dokumentacioni i administruar në Këshill, veçanërisht nga dokumentet e dërguar nga organi i Prokurorisë në datën 10.06.2008, rezulton se procesi i përgatitjes dhe i miratimit të urdhrave nga ish-ministri Mediu ka patur dijeninë dhe vlerësimin e strukturave përkatëse civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Më tej, sipas maxhorancës, strukturat ushtarake kanë pasur korrespondencë të vazhdueshme ndërmjet tyre dhe MEICO-s, si dhe kanë patur dijeni të plotë për demontimin në Gërdec; strukturat ushtarake në të gjithë piramidën janë angazhuar me zbatimin e kontratës për sa i përket daljes së municionit nga magazinat, transportit, ruajtjes, si dhe dërgimit të mjeteve dhe kontenjerëve në Gërdec. “Anëtarët e Këshillit, përfaqësues të maxhorancës, gjatë shqyrtimit...
“Gërdeci s’ma zbeh pasionin për politikën”
Për rreth 30 minuta, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u shfajësua në Kuvend për të gjitha akuzat që i ka bërë Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, lidhur me shpërthimin e Gërdecit. Duke folur pak minuta para nisjes së votimit për heqjen e imunitetit të tij, Mediu tha se kjo që i ndodhi nuk do t’i heqë pasionin për politikën, duke garantuar republikanët se do të jetë përkrah tyre. “E them me bindje se kjo që më ndodhi mua është një provë e rëndë, madje shumë e rëndë, jashtëzakonisht e rëndë, e cila në fjalë të fundit nuk do të ma zbehë pasionin për politikën dhe as besimin te vetja për të vazhduar në këtë fushë. Unë do të jem midis republikanëve të Shqipërisë dhe përkrah të gjithë atyre që do të veprojnë me sinqeritet për ta modernizuar vendin tonë”, u shpreh dje në Kuvend ish-ministri Mediu. Kreu i republikanëve ka kritikuar në fjalën e tij edhe Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, i cili, sipas Mediut, nuk u mblodh asnjëherë për këtë çështje. “Komisionet parlamentare që kanë përgjegjësinë për çështjet e sigurisë apo NATO-s, edhe pse e kam kërkuar në asnjë moment të vetëm nuk patën angazhimin për të organizuar një debat rreth kësaj çështje, jo për të thjeshtëzuar apo mbuluar atë që ndodhi, por për të marrë masat që ajo të mos përsëritet. I vetmi komision ishte ai i Rregullores dhe Mandateve, kolegët deputetë të të cilit unë i vlerësoj për angazhimin e tyre”, theksoi më tej Mediu. Duke komentuar me radhë akuzat e Prokurorisë, ish-ministri i Mbrojtjes u shpreh se nuk ka asnjë provë të vetme që të vërtetojë qoftë edhe indirekt, se ai e ka ndërmarrë këtë proces për interesa të tij. “Siç ju provova dhe vura në dispozicion në Komisionin e Mandateve dhe Rregullores, gjithë dokumentacionin e nevojshëm, theksoj edhe njëherë, se në çdo rast, unë kam vepruar duke kërkuar mendimin e strukturave përkatëse ushtarake dhe civile, duke nënvizuar respektimin e ligjit dhe rregullave për procesin përkatës”, theksoi më tej Mediu. Sipas tij, “Për ata që duan të vërtetën, deklaroj me përgjegjësi për të disatën herë se nuk kam asnjë marrëdhënie të çfarëdo lloji të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me Delijorgjin apo kompaninë amerikane”. Në fund Mediu u shpreh se, “gjithmonë raste të tilla duhet të shërbejnë si momente reflektimi, sepse kjo lojë e paprinciptë politike, për qëllime meskine, tenton të shkatërrojë në themel këtë institucion, Parlamentin dhe në këtë mënyrë t’i hapë rrugë ndikimit në politikë klaneve dhe gjithë atyre që mbas çdo deklarate që bëjnë nuk kanë asnjë qëllim tjetër, veçse të mashtrojnë e fyejnë, përbaltin, duke harruar se historia përsëritet, si për mirë edhe për keq”. a.sh