E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e presidentit, mike dhe rivale me Miss Albania

GOSSIP PANORAMA 

Tani është kthyer në ritual prania e vajzave të presidentit  Bamir Topi, në evenimentet e ndryshme të kulturës, duke qenë gjithmonë në rreshtin e parë. Por nëse zakonisht Nada dhe Etida Topi, shfaqen gjithmonë së bashku, kjo e fundit ka
zgjedhur të shkojë e vetme në premierën e filmit “Shkallët”. E vetme pa të motrën, por e shoqëruar edhe nga mikesha
e saj, Egla Harxhi, Miss Albania 2007. Të dyja vajzat janë bashkëmoshatare dhe studiojnë në të njëjtin vit shkollor, por
në shkolla të ndryshme. Nëse Egla Harxhi është një miss i shpallur, vajza e presidentit ka qenë shumë shpesh në kopertina, duke u kthyer kështu mes tyre edhe në rivale. Ato janë në fakt mike të ngushta, të paktën këtë pohojnë miqtë e tyre të përbashkët, shfaqen rregullisht qoftë duke frekuentuar të njëjtat kafe apo lokale të natës në kryeqytet, por kur vjen
puna tek sharmi dhe eleganca që përfaqëson secilën, ato janë rivale. Të dyja vajzat janë parë së bashku në premierën
e filmit, madje në momentin e parë kur paparaci ka shkrepur foton, vajza e presidentit ka qenë paksa e tërhequr, por më
pas ajo ka pozuar ëmbëlsisht para objektivit, detyrë të cilën e ka mësuar nga protokolli presidencial. Tek fotoja e paparacit tonë, duke e krahasuar me disa foto të tjera të Etida Topit, para një viti duke qartë se ajo ka shtuar pak kilogram nga pesha e saj. Aq pak sa vetëm një sy i vëmendshëm mund ta kuptojë, megjithatë 17- vjeçarja që ndjek studimet në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, gjithmonë është në formën e saj perfekte. Përsa i takon imazhit Etida vazhdon ta kurojë atë me mjaft kujdes dhe të jetë gjithmonë në formën ideale, edhe ndaj fotove që kuriozojnë paparacët, qoftë në jetën e përditshme, por edhe në ditët e tjera kur ajo së bashku me motrën Nadën, respektojnë rregullat e ngurta të protokollit zyrtar, pasi janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Përveç faktit që të dyja
janë të bukura, ato janë vajzat e presidentit, prandaj edhe lëvizjet e tyre, gjithmonë ndiqen hap pas hapi nga media

Kinemaja,sfida e Agnesa Vuthaj

Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj, e cila  mban kurorën e Miss Albania 2005, pritet që të shfaqet së afërmi edhe si aktore, pikërisht në filmin “Shkallët”. Nëse deri dje Vuthaj është shfaqur vetëm si modele, tani ajo ka sprovuar
edhe rolin e një aktoreje në një produksion shqiptar,
i cili është një film me metrazh të shkurtër i
Qendrës Kinematografike Shqiptare dhe u shfaq
të premten premierë. Vuthaj ka interpretuar në
filmin “Shkallët”, përkrah Margarita Xhepës,
Gentian Zenelaj dhe Genc Fugës, një film me
metrazh të shkurtër, që ka pasur në qendër një
fabul nga jeta e përditshme shqiptare. Agnesa
prej kohësh nuk është shfaqur në asnjë eveniment,
pasi ka qenë tejet e impenjuar me projektet
jashtë Prishtinës, pikërisht me Miss Universe
Kosova, duke qenë edhe organizatore e këtij evenimenti
së bashku me fotografin Fadil Berisha.
Ndërkohë përpos fushës së artit prej pak kohësh
Agnesa ka pohuar se i është futur edhe politikës,
duke mbajtur pozicionin e këshilltares për Marrëdhëniet
me Publikun për ish-kryeministrin e
Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili aktualisht është
në krye të komunës së Mitrovicës.

ROVENA triumfon në “Polifest 2008”

Këngëtarja Rovena Stefa  ka fituar vendin e tretë në edicionin e radhës së “Polifest”, festivali muzikor që zhvillohet në Kosovë, nga kompozitori i njohur Naim Krasniqi. Ajo ka fituar vendin e tretë me një baladë të bukur dashurie, duke konfirmuar edhe një herë se sërish mbetet në listën e artistëve më të pëlqyera të votuara nga publiku. Ndërkohë që për këtë sezon Stefa pritet të rikthehet në tregun muzikor me një këngë dhe vidoeklip të ri, që do të realizohen në Maqedoni dhe pritet që ta rikthejnë atë sërish në ekran, por këtë herë me një imazh krejt ndryshe. Ndërkohë flitet
që një tjetër projekt i Rovenës do të jetë edhe një bashkëpunim me Shpat Kasapin, një këngë e cila nuk është realizuar ende, por bën pjesë në planet e
tyre të afërta.

NORA, pas fejesës me një klip të ri

Këngëtarja Nora Istrefi së  shpejti do të paraqitet në treg me një këngë të re, madje edhe me një videoklip, i cili
pritet që të jetë një kthim triumfues, vetëm pak ditë pas fejesës së saj zyrtare me Robertin, djaloshin me të
cilin ishte lidhur prej më se dy vjetësh. Miq të afërt të këngëtares pohojnë se Nora ndihet mjaft mirë për këtë rikthim, ndoshta për t’i thënë “stop”, fjalëve dhe komenteve për fejesën e saj. Kënga është tashmë gati dhe pritet që pas disa ditësh këngëtarja të udhëtojë drejt Maqedonisë, ku edhe është menduar të realizohet vidoeklipi, i cili i është besuar një regjisori të njohur. Nora nuk ka dhënë asnjë detaj për këngën e saj të re, duke deklaruar se ajo do të jetë një surprizë për fansat, ndërkohë që fejesa e saj, edhe pse është një fakt i pamohueshëm, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e bisedave,
qofshin edhe mes miqve të saj më të ngushtë, duke theksuar se nuk do që askush të merret me jetën e saj private

EDONA LLALLOSHI, 60 ditë në Durrës

Këngëtarja kosovare  Edona Llalloshi së shpejti pritet që të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku nga data 1 korrik e këtij vitit do të zhvillojë koncerte tek një lokal afër rrotës së kuqe në qytetin e Durrësit. Llalloshi kishte kënduar edhe më parë në këtë
lokal, por me një sezon më të g jatë pasi koncertet i kishte filluar gjatë muajit qershor. Mësohet se këto shtyrje janë bërë për shkak se këngëtarja është e zënë edhe me studime, por pritet që ajo të shfaqet në skenë, gjatë gjithë verës, pas
nënshkrimit të një kontrate që ajo ka bërë me pronarët e këtij lokali. Edona është një ndër të paktat këngëtare
nga Kosova që vjen për të kënduar rregullisht në Shqipëri gjatë verës, ndryshe nga artistët e tjerë që
preferojnë të këndojnë kryesisht në Mal të Zi.

JONIDA - “Pas Big Brother,  nuk kam patur fat në dashuri”

Nëse “Big Brother”, ishte një biletë e sigurt për karrierën, pasi pikërisht dje ka filluar punë si gazetare në “Top Albania Radio”, duket se nuk ka asgjë të re nga fronti i dashurisë për Jonidën, një nga protagonistet me karizmatik të realitshow-t
më të njohur në Shqipëri. Gazetarja që provoi emocionet e “Big Brother” nuk e fsheh se kjo ka qenë eksperienca më e bukur e jetës së saj, madje ajo po përpiqet që ta jetojë atë në maksimum, pothuajse çdo ditë, duke udhëtuar çdo fundjavë me grupin e banorëve të tjerë. Ajo rrëfen për “Gossip”, se vijon të ketë miqësi të reja
me të gjithë banorët e tjerë, të ndihet shumë e përkëdhelur nga fansat, por përsa i takon pushimeve, ato do t’i shpenzojë me mikrofon në dorë, teksa drejton “Summer Time”, emisionin që startoi dje në “Top Albania Radio”, madje ka edhe shumë
projekte të tjera...!
Si ishte dita e parë e punës?
Dita e parë në punën time të re në “Top Albania Radio” ishte vërtet shumë e bukur dhe shkoi mjaft mirë, kjo edhe falë pritjes që më bënë kolegët e tjerë, Eno, Ledio, Xhoi dhe Flori (polici i “Portokalli”), me të cilët do të punoj së bashku për emisionin “Summer Time”. U ndjeva shumë mirë, shumë komode, sidomos nga prezantimi që më
bëri Flori Binaj, duke më quajtur “mikesha speciale”. Besoj do të jetë një eksperiencë e bukur, pasi gjithë verën do të jem në lëvizje.
Cili do të jetë roli yt në këtë emision?
Do të jem disa herë në studio, ndërsa herët e tjera direkt në terren, duke intervistuar dëgjuesit për temën e ditës. Sot tema e ditës ishin pushimet e verës dhe u ndjeva shumë komode, qoftë me intervistuesit, por edhe në lidhjet direkte. Do të jetë një punë që do ta bëj 5 herë në javë.
Kjo do të thotë lamtumirë pushime...?
Në fakt do të jetë punë e harmonizuar me disa ditë pushimesh. Më parë kisha planifikuar
të shkoja për pushime në Turqi, ndërsa tani do të jem në punë, por kjo nuk
do të thotë se nuk do të pushoj, pasi do të udhëtoj në qytetet bregdetare, ku përveçse
do të punoj do të kem mundësi edhe të marr rreze dielli. Por primare për mua në
këto momente është puna dhe dua që të impenjohem më shumë aty, ndërsa pushimet
mbeten në plan të dytë.
Po dashuria? Ka ndonjë të re nga lidhja që ke pasur, para se të hyje në “Big
Brother”?
Nuk ka pasur asgjë të re përsa i takon lidhjes që kam pasur. Personi që duhet
të më bëjë për vete duhet të lodhet shumë për të më arritur...(qesh). Edhe pse
e kam pasur mendjen tek ai, nuk mund të them se ka pasur ndonjë tjetër
që të ketë tentuar të hyjë në jetën time deri tani.
Besoj se je në pritje të një lidhje të re apo...?
Nuk kam pse e fsheh. Pas “Big Brother”, ka pasur shumë njerëz
që më kanë përgëzuar për lojën time dhe kjo ka qenë dhurata më e
bukur që ata më kanë bërë, përpos numrit të madh të mesazheve
dhe urimeve. Megjithatë jam në pritje të një lidhjeje nëse ajo do
të trokasë dhe do të më përshtatet.
Si shkojnë marrëdhëniet me miqtë e tjerë të “Big
Brother”?
Gjithçka shumë mirë, vazhdojmë të frekuentojmë
rregullisht njëri-tjetrin, festat apo baret e ndryshme të
Tiranës dhe jashtë saj. Së fundmi isha në festën e Arbrit,
ku u kënaqëm shumë, ndërsa para një jave ishim
të gjithë në Vlorë ku ja kaluam shumë mirë, pas një
ftese që na u bë nga pronari i një lokali.
Merrni shpesh ftesa të tilla udhëtimesh?
Po ka shumë ftesa për të udhëtuar jashtë Tiranës,
kryesisht në bregdet do të udhëtojmë gjatë gjithë
verës. Këtë javë duhet të isha në Sarandë, por duhet që
të filloja punë, kështu që nuk iu bashkova dot grupit të
miqve të mi të “Big Brother”. Por një gjë është e sigurt që
gjatë verës do të jemi në lëvizje nëpër plazhet dhe lokalet
e bregdetit për të festuar, si mysafirë nderi dhe kjo na bën
të ndihemi të privilegjuar.
Vazhdon të jesh ende një frekuentuese e rregullt e
jetës së natës?
Sigurisht, madje mund të them edhe më shumë, pasi
përveç miqve të mi të ngushtë, tani dal nëpër pub-e edhe
me miqtë e rinj të “Big Brother”. Në shoqërinë time nuk ka
ndryshuar asgjë, vijoj të frekuentoj kryesisht lokalet e natës
që kanë muzikë karaoke, ku edhe shpesh sprovoj të këndoj.
Më kanë thënë që kam edhe talent kur këndoj, prandaj e
provoj shpesh...(qesh).

ÇMENDURIA

“KREHA FLOKËT ME HEKURIN E RROBAVE”

Tani që aventura brenda katër mureve ka mbaruar, ajo është më e vëmendshme për të kujtuar momentet
më pikante brenda “Big Brother”. Duke qenë se është shumë e fiksuar pas pamjes së saj të jashtme, ajo kujton se një nga çmenduritë më të mëdha që ka bërë, ka qenë kur një pasdite, para se të fillonte nata finale, krehu flokët
me hekurin e rrobave, pasi i mungonte piastra për të shtrirë flokët. “Për ironi të fatit, pas asaj që bëra në darkë erdhi një parukiere brenda “Big Brother”, por mua kjo çmenduri më kushtoi djegien e flokëve, të cilat i kam prerë, pasi kam dalë nga shtëpi”, rrëfen Jonida.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›