“Krenar Ahmeti”, prokurorja takon Nishanin
TIRANE – Prokurorja e Krimeve të Rënda, e cila denoncoi ish-shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, për veprime arbitrare ndaj saj dhe bashkëshortit, ka zhvilluar dje një takim me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.
Kreu i dikasterit të Brendshëm, i cili ka qenë në mbrojtje të Krenar Ahmetit gjatë këtyre ditëve, ka pritur prokuroren e Krimeve të Rënda në zyrën e tij dhe mësohet se takimi ka zgjatur disa minuta. Prokurorja e Krimeve të Rënda, e cila me bashkëshortin e saj u përfshi në një konflikt me ish-shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm vetëm dy ditë pasi ish-kryepolici rrugor është pezulluar nga detyra me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ahmet Prençi. Nuk dihet cila ka qenë biseda mes ministrit të Brendshëm dhe prokurores së Krimeve të Rënda, megjithatë ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë autorët e denoncimit që i kushtoi detyrën Krenar Ahmetit, si dhe marrjen e tij të pandehur për akuzën e veprimeve arbitrare. Titullari i Policisë Rrugore të kryeqytetit është denoncuar pas një incidenti të ndodhur në bulevardin kryesor të Tiranës më 17 maj 2008. Makina në të cilën ndodhej prokurorja e Krimeve të Rënda është ndaluar nga një polic qarkullimi aty dhe pas vonesës së shkaktuar nga polici, prokurorja ka hyrë në komunikim me Krenar Ahmetin, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në këtë kohë dy palët janë konfrontuar, ndërsa drejtuesi i Qarkullimit Rrugor ka pretenduar se e ka gjetur vartësin e tij nën dhunë verbale. Disa orë më pas, prokurorja dhe bashkëshorti i saj kanë shkuar në zonën para hotel “Dajtit”, ku ndodhej me shërbim Krenar Ahmeti dhe më pas kanë hyrë në konflikt me të. Ai pretendon se bashkëshorti i prokurores ka kryer veprime të dhunshme, për të cilat Krenar Ahmeti ka kërkuar shoqërimin e tij në polici. Bashkë me avokatin në polici ka shkuar edhe prokurorja e Krimeve të Rënda, e cila më pas me gjithë bashkëshortin kanë denoncuar kryepolicin e rrugores. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata pezulloi Krenar Ahmetin, i cili u largua nga detyra tri ditë më parë me firmën e Ahmet Prençit. re.kr