E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ben Qimja” padit prokurorët që e arrestuan



Tiranë - Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja” akuzon Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh dhe arbitraritet. Kallëzimi penal është hartuar nga avokati mbrojtës. Avokati i Arben Isufajt, Genc Gjokutaj, ka bërë kallëzim penal ndaj Prokurorisë së Tiranës. Ai akuzon Prokurorinë për falsifikim dokumentesh e arbitraritet, ndërsa për ekspertizën e ardhur nga Anglia, e cilëson të falsifikuar. Sipas Gjokutajt, arrestimi i klientit të tij “Ben Qimes” është akt arbitrar pasi nuk ka prova. Arben Isufaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por edhe për trafik droge dhe sulm me armë ndaj policisë. Isufaj u arrestua në një operacion sekret, në një lokal në afërsi të Kopshtit Botanik, ka qenë pa masë sigurie, dhe është vënë në pranga, pasi gjatë hetimeve të bëra nga policia për vrasjen e Pirro Koçiut, janë gjetur prova të reja. Pas arrestimit të Isufajt pati një sërë debatesh. Ben Qimja, 37 vjeç, rezultonte të ishte pa masë sigurie, pasi ajo e dhënë me datën 13 shkurt të këtij viti, është pushuar nga Gjykata e Lartë, pak kohe më parë, duke e lënë të lirë biznesmenin fierak.

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›