"Ben Çami", makina me 15 kile heroinë kaloi në Qafë-Thanë
TIRANE - Lutfi Shabani, personazhi i njohur ndryshe me emrin "Ben Çami", i kapur tri ditë më parë me 15 kilogramë heroinë në afërsi të Golemit, ka hyrë nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, paraditen e të enjtes.
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, Lutfi Shabani është paraqitur me mjetin e tij të markës "BMW" me targa DR 3445 E, në të cilin u sekuestrua droga. Këto janë faktet e zbuluara nga agjentët e policisë, që dyshojnë se heroina ka mbërritur në rrugën tradicionale të saj nga Turqia deri në Maqedoni ku më pas është marrë në dorëzim nga i arrestuari. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se destinacioni i lëndës narkotike pas paketimit dhe përzierjes në Durrës ka qenë kalimi në Itali dhe më pas tregu evropian. Sipas hetimeve të policisë, makina e biznesmenit në të cilën u gjet droga, rezulton të ketë kaluar kufirin rreth orës 10:00 të paradites së të enjtes. Gjatë udhëtimit të tij për në Durrës, në orët e pasdites, biznesmeni u arrestua në afërsi të Golemit kur në makinën me të cilën po udhëtonte u gjetën 15 kilogramë lëndë e dyshuar si heroinë, e cila ishte fshehur në bagazh. Në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Thanës, "Ben Çami" ka kaluar pa asnjë pengesë në drejtim të territorit shqiptar. Madje, edhe mjeti është kontrolluar nga oficerët e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore, të cilët nuk kanë nxjerrë asnjë pengese. Biznesmeni është lejuar të vazhdojë normalisht në brendësi të territorit shqiptar. Pikërisht ky moment, duket deri më tani i errët për oficerët e sektorit të antidrogës në Policinë e Shtetit. Hetuesit nuk po arrijnë të kuptojnë mënyrën se si ka hyrë në territorin shqiptar heroina e kapur në bagazhin e mjetit të Lutfi Shabanit. Për këtë hetuesit kanë kërkuar bllokimin e kasetave filmike të pikës doganore në Qafë-Thanë, si dhe verifikimin e procedurave të kryera aty nga policia dhe autoritetet doganore. Sipas tyre, një mundësi është që mjeti të mos jetë kontrolluar në rregull dhe pronari i mallit, ka kaluar pa probleme pikën doganore. Versioni i dytë që po hetohet është mundësia që ngarkesa e heroinës të ketë kaluar në rrugë dhe me mjete të tjera përmes kufirit të gjelbër, dhe të jetë vendosur në makinën e të arrestuarit brenda territorit shqiptar, pasi ai ka kaluar pikën kufitare. d.b