E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimet e bombolave, inspektorati gjoba tregtarëve

KORÇE - Inspektorati i punës në Korçë shton kontrollet në pikat e tregtimit të karburanteve dhe të bombolave të gazit, pas disa ngjarjeve të rënda, që ndodhën në këtë qytet. 

 Burime nga inspektorati bënë të ditur se, gjatë kontrolleve të kryera në pikat e tregtimit janë vendosur 12 gjoba. Sipas tyre, në mbushjen e bombolave të gazit janë vërejtur shkelje teknike, që përbëjnë rrezik për jetën e banorëve. "Në raste të përsëritura është konstatuar se gazi metan tregtohet në bombola tejet të amortizuara, që përbëjnë rrezik për jetën e përdoruesve dhe dëmtimin e banesave të tyre", bënë të ditur burimet pranë këtij inspektorati. Drejtori i këtij institucioni, Edmont Tole tha se, puna është përqendruar në dy drejtime: në largimin e pikave të mbushjes së gazit në katet e para të pallateve, dhe në kontrollimin e bombolave të gazit, që janë të pakolauduara dhe të pakontrolluara. Ky kontroll është bëra pasi gjatë qershorit në qytetin e Korçës pati tre raste të shpërthimit të bombolave të gazit, që sollën dëmtime dhe djegie të banesave. Kështu u dogj kati i sipërm i një pallati, që la pa strehim 15 familje dhe mori jetën e një të moshuari, u dëmtua kuzhina e shtëpisë vilë ku jetojnë mësuesit e Kolegjit të Maltës "Preka", u dogj edhe një apartament në periferi të Korçës. Të gjitha rastet kanë ndodhur për shkak të gazit apo bombolave të amortizuara.                       j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›