E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi klandestinë, në pranga

GJIROKASTER - Një tjetër arrestim për trafik klandestinësh nga policia e Gjirokastrës. 

Mbrëmjen e së enjtes u vu në pranga Altin Xhaxhaj, 26 vjeç lindur dhe banues në fshatin Donofrose të Komunës Cukalat në Rrethin e Beratit. Sipas burimeve zyrtare policore, i riu ka tentuar të kalojë drejt Greqisë 4 shtetas kundrejt fitimit. I riu nga Berati kishte udhëtuar së bashku me personat e tjerë nga fshati i tij me shpresën për t'i kaluar ilegalisht drejt Greqisë kundrejt shpërblimit për çdo njeri. Sipas dëshmive të vetë klandestinëve që nuk arritën dot të shkonin drejt shtetit fqinj, Xhaxhaj do t'u merrte atyre nga 500 euro për secilin vetëm për t'i kaluar ndërsa në anën greke, personat do të udhëtonin të vetëm deri në Janinë me këmbë e mandej drejt destinacionit final në kryeqytetin grek Athinë me linjë autobusi.            p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›