E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkonte kaun, e vret rrufeja

BERAT - Një 42-vjeçar nga fshati Velçan në Berat është gjetur i vdekur në pyll nga goditja e rrufesë. 

Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa viktima Sofir Vrysho është gjetur mëngjesin e djeshëm. Sipas dëshmisë së familjarëve, viktima ishte larguar nga shtëpia për të kërkuar kaun e parmendës që u kishte humbur. Por më pas nuk është kthyer në banesë. Banorët e fshatit, pasi nuk e kanë gjetur, sinjalizuan edhe policinë. Gjatë gjithë natës, 42-vjeçari nuk u arrit të gjendet. Policia e Beratit bëri të ditur se viktima u gjet mëngjesin e djeshëm pa jetë në zgavrën e një lisi në të cilin ishte futur për t'i shpëtuar rrebeshit. Ekspertiza mjekoligjore doli në rezultatin se 42-vjeçarin e kishte goditur rrufeja.                d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›