"Ben Çami" me 15 kile heroinë
Arrestohet në Golem të Kavajës me 15 kilogramë heroinë Lutfi Shabani 37 vjeç, biznesmen i njohur në Durrës me pseudonimin "Ben Çami" i arrestuar edhe dy herë më parë për trafik droge.
Dashamir Biçaku
Personazhi i njohur si biznesmen ndërtimit është arrestuar gjatë operacionit "Identikit" në vitin 2006 dhe në një operacion tjetër po të antidrogës, por nuk dihet si është gjendur i lirë ditën e djeshme, duke trafikuar 15 kilogramë heroinë të bllokuara nga policia. Operacioni është zhvilluar pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në zonën e Golemit, në rrugën kombëtare Kavajë-Durrës. Lutfi Shabani, i njohur me emrin "Ben Çami", ka qenë duke udhëtuar, nga Kavaja në drejtim të Durrësit, ndërsa në makinë kishte sasinë e konsiderueshme të heroinës. Bashkë me 37-vjeçarin policia dyshon se, ka edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar në trafikimin e heroinës. Hetuesit dyshojnë se narkotiku kishte destinacion shitjen në tregun perëndimor, pasi të nisej nga Durrësi në drejtim të Italisë. Një sasi e vogël e saj mund t'i shitej rrjetit vendës, duke u përzier në të shumën e rasteve me një raport 1 pjesë drogë, dy pjesë përzierës. Agjentët e antidrogës të veshur civilë dhe me mjete me targa civile, sapo kanë parë mjetin "BMW", me targa, DR 3545 E, që prisnin në pritë, kanë bllokuar rrugën duke detyruar drejtuesin e makinës të hapë krahun. Nuk ka pasur rrugë tjetër dhe Lutfi Shabani, i njohur me nofkën "Ben Çami" i është bindur urdhrit të policisë. Agjentët e antidrogës dhe operacioneve speciale kanë ndërhyrë duke bllokuar drejtuesin e mjetit, i cili u arrestua në flagrancë. Menjëherë pas bllokimit të befasishëm të makinës, policia ka nisur kontrollin për të zbuluar ngarkesën, që sipas informacionit të marrë nga përgjimet, ndodhej në makinë. Specialistët e antidrogës në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Tiranës, pasi kanë kontrolluar pjesën e brendshme të makinës dhe pjesën e kofanos, kanë hapur bagazhin. Plotë 15 kilogramë pluhur të bardhë, që sipas policisë dyshohet se është heroinë, janë bllokuar në makinën e "Ben Çamit". Malli në bagazhin e makinës ishte i sistemuar dhe i paketuar në 30 porcione të vogla 500-gramësh secila. Më pas, pronari i heroinës është futur në një nga mjetet e policisë me pranga në duar edhe është transportuar në drejtim të Tiranës. Një prej agjentëve të policisë ka marrë makinën e biznesmenit të arrestuar nga Golemi në drejtim të Tiranës, ku ajo është vendosur në një parking në oborrin e drejtorisë së policisë. Sasia e drogës është marrë nga specialistët kriminalistë për ekspertim. Makinës i është kryer një këqyrje e dytë në Drejtorinë e policisë së Tiranës, për të gjetur elementë dhe prova të nevojshme për hetimin. Një grup hetuesish të Policisë së Shtetit, Tiranës dhe Durrësit, kanë mbërritur në banesën e Lutfi Shabanit, në qytetin bregdetar për të kryer një kontroll të imtësishëm. Shtëpia e Shabanit, njihet prej policisë me emrin "Shtëpia e Bardhë". Ajo sipas tyre është një vilë trekatëshe e bardhë në pronësi të "Ben Çamit". Ende nuk dihet se çfarë kanë gjetur agjentët e policisë në banesën e të arrestuarit në Durrës, por burimet pohojnë se ajo ka qenë me tepër interes për hetimin. Ai ka mbajtur qëndrim mohues përpara hetuesve, duke u munduar të mos japë sqarime rreth ngjarjes. Biznesmeni ka kërkuar të flasë në prani të një avokati të zgjedhur prej tij, veprim që hetuesit e kanë parë si një përpjekje të 37-vjeçarit për të fituar kohë përballë hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hetuesve të policisë. Besohet se malli ka mbërritur nga kufiri shqiptaro-maqedonas, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës.
Dosja e parë: Ben Çami trafikoi 100 kg përzierës në Itali në `04
TIRANE - Biznesmeni i arrestuar dje nga policia nuk është personazh i panjohur për Prokurorinë. Ai është arrestuar edhe më parë, më 7 korrik 2006, si pjesë e grupit kriminal që u hetua në kuadër të dosjes "Identikit". Sipas kërkesës për gjykim të Prokurorisë për këtë dosje, në mars 2007 janë dërguar në gjykatë, grupi prej 6 personash, që dyshohet se për drejtues ka pasur Emiljano Shullazin. Sipas dosjes, organizatorët e tjerë të këtij rrjeti të trafikut të drogës kanë qenë Ervin Ferhati dhe Erges Ymeraj. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se hetimi për dosjen "Identikit" kishte filluar në bazë të akteve hetimore të dërguara nga Prokuroria e Milanos (Itali). Nga këto akte hetimore, rezultonte se disa shtetas shqiptarë në bashkëpunim dhe me shtetas të huaj në vitin 2004 kanë eksportuar lëndë narkotike në Itali, të cilën e merrnin kryesisht nga një furnitor nga Turqia dhe në disa raste e kalonin transit në Shqipëri. Nga hetimet janë zbuluar gjithsej 9 anëtarë. Sipas kërkesës për gjykim janë gjithsej 6 episode, ku kryesisht prova më e fortë janë përgjimet. Episodi i parë ka ndodhur në datën 10 qershor 2004, i pandehuri Lutfi Shabani (Ben Çami) në bashkëpunim me Shqiptar Gubetinin, kanë furnizuar me 100 kg substancë përzierës organizatën e drejtuar nga Erges Ymeraj dhe Landi Baçi. Episodi i dytë është regjistruar në periudhën kohore 16-18 gusht të vitit 2004, kur të pandehurit e grupit trafikun edhe 10 kilogramë heroinë në Itali nga porti i Durrësit.