E Shtunë, 31 Tetor 2026

erekfinalet ekia me dyshimin Rosicki

Përfaqësuesja e Republikës Çeke është rikthyer të stërvitet me intensitet të plotë, përpara sfidës çerekfinale të Euro 2012, që do të luajnë të enjten kundër Portugalisë, ekipit të renditur në vendin e dytë në grupin B.

Një zëdhënës i skuadrës çeke ka bërë të ditur se mesfushori Tomash Rosiçki është kthyer në Pragë për të kuruar dëmtimin në “Tendinën e Akilit”, ndërsa mjekët e skuadrës po bëjnë garë kundër kohës, që kapiteni të jetë i gatshëm për të luajtur në sfidën përballë luzitanëve.

Rosiçki, që është elementi kryesor në ndërtimin e aksioneve dhe të manovrave ofensive të çekëve, do ti bashkohet skuadrës të martën, pasi qëndroi pushim në ndeshjen e fituar 1-0 kundër Polonisë, që e bëri Çekinë fituesen surprizë të Grupit A. Mesfushori 31-vjeçar i Arsenalit i është nënshtruar trajtimeve intensive që prej dëmtimit të pësuar në ndeshjen e dytë kundër Greqisë.

Lojtari, që me vertikalizimet e sakta dhe me aftësitë e tij për të kaluar kundërshtarët, e bën Republikën Çeke një skuadër mjaft të rrezikshme, ka bërë të ditur se është lënduar në të njëjtin vend, ku kishte probleme në fund të sezonit me “topçinjtë” në kampionatin anglez, megjithatë fatmirësisht një skaner tregoi se tendina nuk ka dëmtime serioze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›