E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, e etur për trofe

Selektori i Spanjës, Vincente del Bosque nuk është ngopur ende me trofe. Pasi e fitoi Botërorin, të parin për këtë vend dhe së fundmi Evropianin, ku e mposhti Italinë në finalen e Kievit, trajneri spanjoll është i etur të fitojë tituj të tjerë me ‘Stuhinë e Kuqe’. Ai dëshiron nga ekipi i tij të vazhdojë me ritëm të njëjtë, duke bërë lojëra të mira për sy dhe sigurisht, duke arritur rezultate.

“Ne do të mundohemi ta vazhdojmë rrugën pozitive në të cilën jemi duke shkuar tani. Dëshirojmë të bëjmë paraqitje sa më të mira, para Botërorit të ardhshëm”, deklaroi ish trajneri i Real Madridit për të përditshmen spanjolle AS.

“Është e rëndësishme që ne jemi gjithmonë shembull për njerëzit që i përcjellin ndeshjet tona. Ne e dimë se duhet të luajë mirë dhe duhet të dukemi mirë. Ne gjithmonë përkujdesemi për lojtarët tanë, kështu që shpresojmë që askush të mos lëndohet. Dëshirojmë t’i fillojmë përgatitjet për Botërorin 2014 sa më lart dhe sigurisht, duam të fitojmë trofe të tjerë”, përfundoi Del Bosque, para ndeshjes së zhvilluar mbrëmë ndaj Porto Rikos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›