Ribery e Benzema para gjyqit

Lajmin e kanë bërë të ditur zëra të afërt me tribunalin e Parisit, që thirren në këtë çështje. Akuza, në realitet kishte kërkuar që të arkivohet çështja ndaj dy futbollistëve, duke deklaruar se asnjëri nga ta nuk ishte në dijeni për moshën e vajzës. Ribery, 29 vjeç, që aktualisht luan në Bayern Munich, shumë herë e kishte hedhur poshtë mundësinë që kishte bërë ‘seks me para’.
“Ky është një vendim i padrejtë dhe befasues. Në hetimet e bëra, Zahia (viktima) e kishte përsëritur gjithmonë faktin se klienti im nuk ishte në dijeni të moshës së saj, në momentin e asaj afere”, ka konfirmuar Sophie Bottai, avokate e Riberyt.
Për raporte seksuale me prostitutë minorene, ligji francez parasheh gjobë prej 45 mijë euro dhe deri në 3 vjet burg. Ky rast kishte shpërthyer në vitin 2010.