City po përmirësohet

Ai insiston se City mund të jetë më i mirë, pasi futbollistët do të jenë më të komponuar, pasi e kaluan një sezon së bashku dhe tash do ta nisin të dytin. “Ne bëmë një fillim të mirë dhe këtë javë e kemi lojën e parë. Kemi filluar më herët se të tjerët dhe e lus Zotin që të vazhdojmë njëjtë. Nuk po them se do të jetë e lehtë, por kemi ekip për ta bërë atë”, deklaroi argjentinasi për tabloidin britanik ‘The Sun’.
Ish futbollisti i Atletico Madridit pati një debutim fantastik në Premierligë sezonin e kaluar, duke realizuar 30 gola. Dy golat e tij ishin vendimtare për ta bërë Cityn kampion, në duelin dramatik me Queens Park Rangers. “E kam kuptuar vetëm të nesërmen se çka kam bërë ndaj QPR-së. Mirëpo, ajo ka shkuar tash dhe shpresoj që City të fitojë më shumë trofe”, përfundoi Aguero.