Krishtlindje në Tiranë: festë, dhurata, reflektim dhe vizita
Drita, lutje, festë dhe shumë urime. "Gëzuar Krishtlindjen!", festën më të dashur në të gjithë botën. Ky ishte refreni i një dite që për miliona e miliona njerëz sinjifikon një reflektim shpirtëror në jetën e tyre dhe për shumë të tjerë një festë të rëndësishme për të qëndruar pranë familjes, apo për t‘u argëtuar me miqtë. Për shqiptarët, si çdo festë, edhe nata e Krishtlindjes ishte një rast për ta gdhirë.
Termometri regjistroi temperatura nën 0 gradë Celsius e megjithatë kjo nuk i ka penguar besimtarët të shkojnë në kishë, të rinjtë të mbushin lokalet dhe fëmijët të gëzojnë ndërsa gdhihej dita e Krishtlindjes. Kur akrepat e orës shënuan 00:00, të gjithë kanë nisur nga urimet në telefon, nga mesazhet, nga përqafimet, duke përsëritur: Gëzuar Krishtlindjen! Atmosfera festive është ndjerë si në shtëpitë e qytetarëve, ashtu edhe në kishë; si në rrugët e qytetit, ashtu edhe në lokale e bare nate.
Ndërkohë, mesazhet e urimit kanë mbërritur në shtëpitë e besimtarëve nga e gjithë bota. Darka e vigjiljes së Krishtlindjes dhe dreka kanë qenë speciale për besimtarët, të cilët kanë shtruar e zbukuruar tryezën me pjata tradicionale. Urimet, lutjet, qirinjtë e ndezur në kishë e kanë ngrohur natën e mbrëmshme edhe pse moti ishte i ftohtë. Gëzimi më i madh ka qenë për fëmijët, të cilët kanë hapur pakot e dhuratave, por edhe për të rinjtë që gjejnë sebepe për të dalë dhe për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Nga rasti kanë përfituar edhe lokalet, të cilat kanë rritur ofertat, duke krijuar kështu ritualin e prenotimeve me çmime të kripura. Kjo Krishtlindje i ka gjetur shqiptarët në lutje, për një vit më të mbarë, më me shumë fat dhe mbi të gjitha me paqe shpirtërore për të gjithë. Krishtlindja nuk është festuar vetëm nga të krishterët, por nga të gjithë shqiptarët. Pema e Vitit të Ri, simboli i festës, është përgatitur me dashuri në çdo familje. Qindra besimtarë morën pjesë në meshën që u zhvillua në katedralen e "Shën Palit", në Tiranë. Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot Rrok Mirdita, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës. "Për shumë vjet Krishtlindjen! Qofshi të bekuar në jetën tuaj", uroi ai. Ceremoni të ngjashme janë organizuar në të gjitha katedralet në qytetet e Shqipërisë. Katolikë dhe ortodoksë me qirinj të ndezur në duar janë lutur dhe kanë nisur festimet e natës së bekuar të lindjes së birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Festa e Krishtlindjes është shndërruar tashmë në një traditë festive jo vetëm për besimtarët e krishterimit, por edhe për të gjithë të tjerët që e konsiderojnë atë si një ditë të veçantë, ku duhet të mbizotërojë atmosfera festive dhe harmonia mes njerëzve. Siç e kërkon edhe tradita, pas kremtimeve në kisha dhe katedrale njerëzit bëjnë urimet e rastit edhe mes tyre, duke shkëmbyer vizita e dhurata.
Një ditë e qetë, me kuptim, dhe me motivin për të qenë pranë të afërmve, të dashurve, pranë lutjeve dhe falënderimeve. Një ditë ku secili ka pasur një moment reflektimi mbi jetën e tij, mbi mrekullitë dhe besimin. Një ditë urimesh dhe dhuratash për të gjithë dhe kudo në botë.